web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Horoskopi i ditës, 16 gusht 2020

16 Gusht 2020, 06:03, Horoskopi CNA

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Dita e fundit e kësaj jave do të jetë një ditë e ndërlikuar për ju. Ju duhet të mbledhni energji dhe të shmangësh stërmundimet. Në këtë mënyrë do të evitoni shqetësimet e mundshme.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Kjo e diel është një ditë e mirë për ju. Ju keni përjetuar arritje në këtë përiudhë prandaj është e rëndësishme që t’i ruani ato. Provoni të kaloni kohë me partnerin tuaj.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Në këtë ditë do të keni dëshirë të madhe për të përmirësuar të kaluarën tuaj. Më Hënën në anën tuaj, nuk do të ju mungoj gjallëria dhe nëse ju është kthyer dëshira për t’u argëtuar, atëherë keni parasysh që keni kaluar disa kriza të së kaluarës.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Sot do të keni mundësinë për të bindur një person lidhur me dashurinë tënde, ndërsa për çiftet të kaloni mirë me partnerin tuaj. Kjo ditë është nje ditë e shkëlqyeshme dhe e favorshme për takime.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Ndikimi i Mërkurit dhe Diellit në shenjën tuaj do të iu bëjë të keni iniciativa dhe të jeni të bindur në atë që bëni. Është koha që të bëni veprime që të tjerët nuk duhet të ndërhyjnë, pasi që nëse përgatitjen e juaj ekaloni tek të tjerët, nuk do të iu ndihmojnë për t’u bërë më mirë.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Kjo e diel do të jetë një ditë më e mirë për ju. Sot pritet që të keni përfitime më të mëdha të cilat do të ju ndihmojnë për të përmirësuar disa situata që në të kaluarën mund të kenë shfaqur probleme.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Këtë të diel do të jeni më të bindur për veprimet e juaja dhe kjo mund të bëjë që të iu shfaqen disa probleme. Problemet që shfaqen mund të jenë në jetën tënde familjare apo edhe me partnerin tuaj.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Kjo e diel është një ditë force për ju që do të ju bëjë të nisni të shihni të ardhmen tuaj në mënyrë pozitive. Është koha për të marrë sfida të reja. Nëse ju pëlqen dikush, apo nëse jeni në çift, provoni që të organizoni diçka të bukur.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Sot do të ndiheni mjaft konfuz. Një person në jetën tuaj po ju zvogëlon mundësitë e mira për të vepruar. Nëse është në pyetje një person shigjetar, lëreni të lirë. Sa më të lirë që të jetoni aq më mirë do të ndiheni.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Këtë ditë mund të ndjeni në vuajtje të vogël. Mundohuni që të shmangni pritjet e gjata në trafik apo vendet e frekuentuara me njerëz pasi që këtë kohë keni nevojë për qetësi.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Me Hënën në anën tuaj do të keni përmirësimë në dashuri. Ndërsa në punë mund të keni bllokime të vogla, mirëpo nervozizmi që keni përjetuar së fundi, tani do fillon të iu kaloj. Rrjedhat e jetës ndryshojnë prandaj atë që keni pasur mund të mos e keni më.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Këtë të diel duhet të jeni të kujdesshëm sepse do të ndiheni të shqetësuar që nuk e keni organizuar ditën mirë. Në dashuri mund t’i lejosh vetes një aventurë simpatike sepse duhet pasur parasysh që gjithsecili ka moshën e tij dhe e di anën e tij sentimentale.





Lajmet e fundit nga