web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhaçka thirrje qytetarëve që presin në Kakavijë: Kthehuni në banesa!

15 Gusht 2020, 13:10, Sociale CNA

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët që presin në radhë për të kaluar në pikën kufitare të Kakavijës.

Sipas saj, ?jo vetëm qytetarët e tjerë të mos drejtohen drejt pikave kufitare me Greqinë, por edhe ata që presin në radhë të kthehen në banesat e e tyre, deri në normalizimin e situatës?.

?Forcat e Armatosura vijojnë të qëndrojnë në Kakavijë për t?i ardhur në ndihmë çdo qytetari që qëndron në radhë, por gjithësecili duhet të jetë i ndërgjegjshëm që këto janë masa të diktuara për parandalimin e COVID-19, nga një shtet tjetër. Numri i qytetarëve që lejohet të kalojnë është mjaft i kufizuar dhe kalimi i të gjithë atyre që janë aktualisht në radhë fatkeqësisht është i pamundur. Ndaj, bëjmë thirrje që jo vetëm qytetarët e tjerë të mos drejtohen drejt pikave kufitare me Greqinë, por edhe ata që presin në radhë të kthehen në banesat e e tyre, deri në normalizimin e situates?, shkruan Xhaçka./CNA.al





Lajmet e fundit nga