web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Malota gjen skuadër të re, ja ku do të aktivizohet këtë sezon

14 Gusht 2020, 08:09, Sport CNA

Merkato e Superiores vazhdon të dhurojë lëvizje të shumta që në ditët e para të saj, sidomos sa u përket skuadrave që po përgatiten për pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Një prej ekipeve që po mundohet të organizojë sa më shpejt skuadrën është Laçi, i cili sot ka siguruar një firmë të rëndësishme.

Sipas ?SuperSoport?, klubi ka arritur të gjejë akordin me Renato Malotën, mbrojtësn i cili vetëm sot zyrtarizoi largimin e tij nga Vllaznia. Malota ka pranuar ofertën e kurbionasve dhe ashtu si Alen Sherri pak ditë më parë, do të jetë një force më shumë pèr prapavijën e kësaj skuadre për Europën e për sezonin e ardhshëm.

Atje Malota do të gjejë një nga trajnerët me të cilët ka shkëlqyer gjatë karrierës së tij, Armando Cungun, i cili e ka drejtuar si te Kukësi, ashtu dhe te Vllaznia në të kaluarën dhe i njeh mirë aftësitë e mbrojtësit lezhjan.





Lajmet e fundit nga