web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidenti i rëndë në Dukat të Vlorës/ Humb jetën 25 vjeçari korçar

9 Gusht 2020, 16:44, Kronika CNA

Një aksident në Dukat të Vlorës i ka marrë jetën një 25 vjeçari.

Shtetasi R.Sh, 25 vjeç, banues në Korçë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur në murin anësor të rrugës, duke marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në spitalin e Vlorës, ku ka humbur jetën.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur edhe dy pasagjerë të tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

?Rreth orës 16:00, në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë. Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën?, njofton policia./CNA.al





Lajmet e fundit nga