Macron viziton Bejrutin pas shpërthimit/ Bën thirrje për reforma
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka vizituar këtë të enjt...
Për shkak të shqetësimeve për koronavirusin, një numër në rritje shtetesh amerikane po krijojnë kushtet që në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të votohet me postë në vend që njerëzit të shkojnë vetë në vendvotime. Votimi me postë ka një histori të gjatë në Shtetet Bashkuara, që daton nga Lufta Civile. Por Presidenti Donald Trump thotë se votimi me postë do të çojë në manipulim të zgjedhjeve ose në pasiguri pas votimit. Ky lloj votimi rutinë po shndërrohet tani në temën e një debati politik për zgjedhjet e nëntorit.
Disa njujorkezë morën guximin për të votuar në zgjedhjet paraprake të demokratëve në qershor pavarësisht pandemisë së koronavirusit. Por shumë prej tyre votuan me postë, duke përmbytur një sistem zgjedhor të papërgatitur.
Gjashtë javë më vonë, rezultatet e zgjedhjeve në disa zona ende nuk janë shpallur zyrtarisht.
Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar vazhdimisht se nëse shtetet mbështeten në votimin me postë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, mund të ketë vonesa të ngjashme.
“Ju nuk do të mësoni rezultatin e zgjedhjeve për javë, muaj, ndoshta vite pas ditës së votimit. Ndoshta nuk do ta mësoni kurrë rezultatin e zgjedhjeve. Dhe kjo më shqetëson mua. Do të ketë mashtrime dhe rezultati do të manipulohej”, tha Presidenti Trump.
Zyrtarët e zgjedhjeve thonë se manipulimi i votave në Shtetet e Bashkuara është jashtëzakonisht i rrallë, edhe kur bëhet fjalë për votimin me postë. Shumica e shteteve lejojnë votimin me postë, por këtë vit shumë prej tyre presin që do të duhet kohë shtesë për të numëruar numrin e madh të këtyre votave gjatë pandemisë.
Nuk do të ishte hera e parë që rezultatet e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara do të vonoheshin. Vendimi i debatueshëm për garën e vitit 2000 mes demokratit Al Gore dhe republikanit George W. Bush u vonua më shumë se një muaj për shkak të rinumërimit të votave në Florida. Votimi i ardhshëm i nëntorit mund të jetë edhe më i debatueshëm.
“Ne jemi në një mjedis tepër të polarizuar tani. Kështu që një kandidat mund të shfrytëzoj çdo mundësi për të theksuar dyshimet për parregullsi. Problemi i madh këtë radhë është se nuk do të jetë vetëm një shtet si Florida. Unë mendoj se në tre, katër, mbase pesë shtete mund të duhet një javë shtesë për numërimin e votave?, tha Matthew Weil nga Qendra e Politikave Dypartiake.
Ndërsa Presidenti Trump është tërhequr nga sugjerimi i tij për shtyerjen e zgjedhjeve, ai ka vazhduar të ngre dyshime rreth votimit me postë.
“Nëse më shumë nga mbështetësit e tij votojnë në qendrat e votitmit dhe ai është përpara në mbrëmjen e ditës së zgjedhjeve, ai mund të pretendojë, siç është sugjeruar tashmë, se fletët e votimit me postë që do të vijnë janë mashtruese dhe do të përpiqet të pretendojë se ka fituar”, tha Richard Hasen, profesor i Ligjit Zgjedhor në Universitetin e Kalifornisë në Irvajn.
Të mërkurën, fushata e Presidentit Trump paditi shtetin e Nevadës, të udhëhequr nga demokratët, mbi një plan për t?i dërguar fletë-votime të gjithë votuesve të regjistruar për të votuar me postë.
Por, në shtetin e pavendosur të Floridës, të udhëhequr nga republikanët, presidenti po inkurajon votimin me postë, duke thënë se guvernatorët e tij kanë “rregulluar” sistemin e zgjedhjeve të shtetit, duke e bërë atë të sigurt.
“Të dy guvernatorët kanë marrë masa për të krijuar një sistem të shkëlqyeshëm të votimit në mungesë dhe madje edhe atij të votimit me postë”, tha Presidenti Trump.
Sondazhet tregojnë se më shumë amerikanë dëshirojnë të votojnë me postë në nëntor, por ka një ndarje në rritje mbi atë nëse ky opsion është vërtet i sigurt.
“Demokratët më shumë sesa republikanët kanë të ngjarë të thonë tani se ata dëshirojnë të votojnë me postë”, thotë Karlyn Bowman nga Instituti American Enterprise.
Rritja e pjesëmarrjes së këtij grupi në votime në disa shtete do të ndihmojë zotin Biden. Në shtete të tjera, si Florida, Presidenti Trump pritet të përfitojë nga kjo.
Kushdo që fiton, analistët e zgjedhjeve thonë se sfida kryesore do të jetë sigurimi që të dyja partitë ta shohin rezultatin si të besueshëm./DW
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka vizituar këtë të enjt...
Kosova vazhdon të regjistrojë shifra të larta të viktimave t...
Rritet numri i viktimave nga shpërthimi fuqishëm i ndodhur n...
Shpërthimi i dy ditëve më parë në Bejrut la pas një bilanc k...
Rreth një e pesta e pacientëve të shtruar me Covid-19 në spi...
Kosova ka nisur negociatat me partnerët ndërkombëtarë që vep...
Bill Gates ka reaguar së fundmi për situatën e rëndë që ësht...
Një video e publikuar nga gazetarja Jenan Moussa në Liban tr...
Është dyfishuar në krahasim me dje, numri i rasteve të reja ...
Janë të paktën 300 mijë familje që kanë mbetur pa shtëpi në ...
Bilanc tragjik është shënuar gjatë 24 orëvë të fundit në Kos...
Pas shpërthimit të fuqishëm që shkatërruan pjesën më të madh...
Deputetja e Kuvendit të Kosovës Donika Kadaj ka dalë pozitiv...
Të paktën 100 të vrarë dhe më shumë se 4.000 të plagosur ësh...
Së paku 78 të vrarë dhe më shumë se 4.000 të plagosur është ...
Videoja e një nuseje që bënte “albumin fotografik” të dasmës...
Bejruti dhe gjithë Libani po përjetojnë një situatë kaosi pa...
Në Gjermani deri tani luftimi i Coronës kishte shkuar mirë. ...
Presidenti libanez Michel Aoun, ka thirrur në një takim urgj...
Me dhjetëra video po qarkullojnë nga Bejruti, të cilat trego...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...