Përplasen dy automjete në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë/ Policia në vendngjarje
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Më në fund Emanuel Egbo flet pa doreza. U desh të mbyllej zyratrisht kampionati që trajneri i Tiranës të rrëfejë disa nga sekretet e skuadrës së tij dhe se si ai arriti të menaxhonte një grup lojtarësh të talentuar, por jo pa probleme. ?Karaktere të ndryshëm dhe stoli nuk i pëlqen askujt, por ne ia dolëm. Ia dolëm duke folur veçmas me secilin prej tyre se përse nuk luanin apo përse përfudnonin në tribunë. Probleme ka pasur, sigurisht, por i kemi menaxhuar mirë?, thotë trajneri në intervistën për ?Panorama Sport?.
Egbo, ngritët titullin me Tiranën si trajner i saj. Çfarë emocionesh janë për ju?
Normale që është emocion dhe ndjesi tepër e veçantë. Ka qenë një tjetër emocion kur e kam fituar si lojtar. Si lojtar, e kemi fituar gati vit për vit dhe jemi mësuar, por kur ekipi kishte 11 vite që nuk triumfonte në kampionat dhe të fitosh në 100-vjetorin e themelimit të këtij klubi, normalisht që është një ndjesi shumë e veçantë.
Cili është momenti kyç sipas jush, që ju u bindët se Tirana mund të dalë kampion?
Mendoj se janë tri të tilla. Në fillim kur fituam tri ndeshje në drejtimin tim në dhjetor, duke nisur në ndeshjen me Partizanin, të cilën kishim gjashtë vite pa e fituar. Pastaj momenti i dytë ka qenë kur kemi fituar ndeshjen me Kukësin, duke përmbysur rezultatin dhe duke u ngjitur ne në vend të parë. Pastaj besoj se ka qenë barazimi 1 me 1 me Partizanin. Një barazim i veçantë për faktin se pas gjashtë viteve pa fituar, nën drejtimin tim nuk kemi asnjë humbje ndaj tyre, por kemi fituar dy herë dhe kemi barazuar këtë ndeshje.
A keni një dedikim për këtë titull?
Ka shumë njerëz të cilëve mund t?ua dedikoj. Në radhë të parë mendoj se lavdia më e madhe i shkon Zotit që na ka ndihmuar, pavarësisht se ne ia kemi bërë hyzmetin dhe kemi dhënë maksimumin çdo herë. Shumë njerëz kanë thënë se Tirana ose Egbo kanë fituar me fat, por nuk është kështu. Ne thjesht kemi qenë të bekuar, pasi Zoti na ka parë që ne i kemi bërë gjërat me pastërti, pa intriga por duke menduar gjithmonë për interesat e klubit.
Nëse do të kishit shansin për një tjetër sezon?
Nëse do të kem mundësinë për ta përsëritur, të njëjtën gjë do të bëj për ta nxjerrë ekipin kampion. Ne kemi arritur që të krijojmë një personalitet brenda skuadrës, një mentalitet fituesi, sepse kjo skuadër është mësuar të fitojë gjithmonë. Ne kemi aritur të krijojmë harmoni si një familje brenda skuadrës.
A keni një falënderim për këtë titull?
Falënderoj lojtarët për gjithçka që kanë dhënë. Falënderoj presidentin e klubit për mbështetjen që na ka dhënë, me lekët e tij dhe shumë gjëra të tjera. Drejtorin e ekipit dhe në veçanti stain tim teknik që më kanë ndihmuar jashtë mase. Ka qenë një nga stafet më të mira me të cilat kam punuar bashkë. Edhe stafin mjekësor që na ka ndihmuar shumë, pasi kemi pasur disa lojtarë të dëmtuar gjatë sezonit, pra që kur kam marrë drejtimin deri tani. Të gjithë e meritojnë, deri te punëtori i fushës. Sigurisht, pa i harruar tifozët, sepse kanë qenë lojtari i 12-të dhe të gjithë njerëzit e tjerë që kanë qenë pozitivë. Si familja ime, menaxheri im që më ka ndihmuar në menaxhim dhe në lutje. Edhe çdokënd tjetër që ka qenë pozitiv rreth Tiranës.
Cili ka qenë momenti më i vështirë?
Nuk mendoj se ka pasur shumë të tillë. Ndoshta momenti i vështirë ka qenë ai kur e kam marrë drejtimin në ndeshjen e parë ndaj Partizanit. Kjo sepse ekipi ka qenë totalisht i shkatërruar, në vend të tetë dhe psikologjikisht nuk ishin gati. Kishte edhe lojtarë që patën thënë se pas asaj ndeshjeje me Partizanin, do të merrnin letrat dhe do të iknin nga Tirana. Pra kemi arritur të fitojmë shumë lojtarë që ishin gatigati të djegur në këtë klub. Për këtë i falënderoj të gjithë.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Zlatan Ibrahimovic shënoi dy gola në fitoren e djeshme të Mi...
Klubi i Teutës do të arkëtojë afro 200 mijë euro nga shitja ...
Pas vërshëllimës përfundimtare në ndeshjen ndaj Partizanit, ...
Milot Rashica dikur luante në fushat me baltë të Kosovës dhe...
Kategoria e Dytë zbret sot ën fushë, me ndeshejt e vlefshem ...
Xhakomo Vrioni u grumbullua për herë të pestë nga Sarri me e...
Largime në masë nga Bylisi. Pas ndeshjes së fundit të kampio...
Administratori i deleguar i Interit, Xhuzepe Marota, e cilës...
Me përfundimin e sezonit, Kukësi fillon me shpejtësi merkato...
Fillimisht si trajner, e më pas si zëvendës, Hallaçi u mundu...
Ish-trajneri i Partizanit, Skënder Gega, është pranë rikthim...
Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, pas humbjes në Korçë trego...
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një ndryshim të papri...
Bruno Dita bëhet gati të nisë një aventurë të re në karrierë...
Nuk kanë fund befasitë! Teksa Enea Kolicci është në fushë në...
Është mbyllur edhe javë e fundit e Kategorisë Superiore, tek...
Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli pas ceremonisë së t...
Momente emocionuese në “Air Albania”. Kapiteni i Tiranës, E...
Këtë herë duhet të jetë e treta e vërteta. Skënder Gega, i c...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...