Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Nga Jak Simoni
Kush nuk njeh dështimet e tij është i destinuar të vazhdojë të dështojë; individ qoftë ai apo institucion, përfshi dhe ato që përbëjnë bazën e organizimit të një shteti. Ndonëse, të paktën në një pjesë të territorit ku historikisht jetojmë ne shqiptarët, na u dha mundësia të bëjmë një shtet, më se një qind vjet nuk mjaftuan që mundësia të takohet me aftësitë.
Nuk është vendi as mundësia (nga ana ime) për të bërë një histori të gjatë, por në çerek shekullin e dytë të sh. XX, kur filloi njëfarë konsolidimi i monarkisë, rezultati final ishte braktisja në momentin më të vështirë e vendit nga mbreti pa kurrfarë rezistence (qoftë dhe jo frontale) ndaj fashizmit italian. Kujtojmë që fqinjët tanë grekë e përballuan dhe e thyen këtë superfuqi të vetë deklaruar të kohës, duke pasuruar historinë e tyre dhe konsoliduar pozitat e tyre në të ardhmen, kur lufta do të mbaronte.
Gjatë Luftës II Botërore patjetër që u përfshimë, por viktimat më të shumta do të ishin nga radhët tona. Pas mbarimit të luftës në Shqipëri konsolidohet jo një shtet, por një regjim terrori i verbuar nga etja për të mbajtur me çdo kusht pushtetin, që ua kaloi për nga egërsia dhe vendeve të lindjes nga ku ishte frymëzuar. Fatkeqësisht për shqiptarët ky regjim këtij qëllimi ia arrin më së miri për dyzetegjashtë vjet. Rezultati final ishte izolimi hermetik i vendit dhe varfërimi ekstrem e për rrjedhojë eksodi i përmasave biblike në vitet 90 – të. Mbushem, fillimisht rrugët e Italisë e te Greqisë, pastaj të mbarë Evropës me material të formës njerëzore shqiptare.
Po këto 30 vitet e lirisë çfarë bëmë? Ja vlen të bëjmë këtë pyetje, sepse dy ?fazat? e para të lartpërmendura janë njëra pak a shume 20 dhe tjetra plot 46 vjet, kështu që i bie të jetë një fazë domethënëse në historinë pak më shumë se një shekullore të shtetit të pavarur shqiptar. Dhe për këto 30 vjet rezultati është braktisja e vazhdueshme masive e Shqipërisë, fatmirësisht kohët e fundit jo duke rrezikuar jetën. Motivi i largimit: nuk ka punë ose pagat janë më të ulëtat në rajon dhe Evropë, nuk ka siguri, nuk ka drejtësi d.m.th nuk ka shtet.
Justifikimi se nuk kemi pasur kohë apo se nuk na kanë lenë të bëjmë shtet nuk vlen më. I vetmi përfundim është se nuk kemi ditur ose nuk kemi mundur ta bëjmë. Por, në këtë periudhë, si rezultat i sakrificave të dhimbshme të kosovarëve dhe i ndihmës së shteteve perëndimore, kryesisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pati dhe një ngjarje historike për shqiptarët, duke u realizuar aspirata shekullore e tyre, çlirimi i Kosovës. Fillimisht kjo ngjarje ishte frymëzuese dhe shpresëdhënëse për të gjithë shqiptarët, por, ndonëse për shumë aspekte janë më mirë se këtu në Shqipëri, kohët e fundit nuk po bën shumë hapa përpara. Ndoshta problemi është se të aftët në luftë, nuk janë të tillë në kohë paqe. Ndonëse, në ndryshim nga ne, votimet i bëjnë të rregullta, dhe kështu fillojmë të dyshojmë tek vëllazëria, kur është fjala për korrupsion, kuptohet se jemi vërtetë vëllezër; të paktën për sa lexojmë e dëgjojmë nga vetë kosovarët që takojmë.
Ndërsa këta të tanët këtu në Shqipëri e bëjnë me radhe tetë vjet ti tetë unë (ne mos e fillofshin me nga dymbëdhjetë), dhe shqiptarët me gisht ne gojë, ata kanë shpikur një rokadë të re në shahun e diplomacisë, që i ngjan një ndërrimi vendesh të figurave të njëjta, duke e quajtur lëvizje. Kanë të njëjtën retorikë dhe problemet më të mëdha i lënë për atëherë kur ka kohë sa të duash; d.m.th. për nesër. Por tani, pas dështimeve në Shqipëri dhe Kosovë dhe pas zgjedhjeve në Maqedoni, kemi gjetur diçka tjetër për tu mburrur. Po mburremi me një kryeministër të mundur shqiptar.
N.q.s. do të jetë, do të jetë më maqedonas se shqiptarët, por ndoshta mund të ketë një kryeministër maqedonas më shqiptar se shqiptarët. Problemi nuk qëndron atje, sepse pak a shumë i kanë zgjidhur problemet kur kanë lënë armët dhe e kanë rrugën hapur e për në BE. Faktikisht rrugën e kanë hapur vetë më punë, duke pastruar nga korrupsioni dhe duke forcuar institucionet e tyre. Problemi qëndron tek Shqipëria dhe Kosova për të cilat mbrapa nuk mund të kthehet historia, sepse koha ka një drejtim të vetëm, dhe para nuk bëjnë dot. Ndoshta i vetmi opsion ka ngelur të mendohet për bashkimin e forcave gjysmake të tyre me shpresën e vetme që matematika gausiane ti aplikohet gjeopolitikës ballkanike (prodhuese, sipas liderit të padiskutueshëm britanik Churchill, të më shumë problemeve sesa mund të mbajë) ku dy gjysma të bëjnë një të plotë.
Ti u bërë drejtor që të luftojë qeverinë por katandise në g...
Nga Denar BibaDje doli ne media nje projekt-fletevotimi me e...
Nga Erion Dasho* Jo çdo e keqe vjen për keq! Në lëmin e gjit...
Sikur 6 milionet eurot qe merr Check UP-i cdo vit, te ishin ...
Deputeti socialist, Ilir Beqja deklaroi sot ne Kuvend se ne ...
E gjithë bota e qytetëruar laike dhe fetare reagoi kundër ve...
Nga Ilir Levonja* Tani radhën e protestave e kanë ata të klu...
Unë vazhdoj ta përsëris!Kush habitet se përse ndodhin gjëra ...
Është një vlerë e spikatur e shqiptarëve të cilët, në çështj...
Nga Denis Dyrnjaja* Kjo makinë një Audi RS8 me një vlerë mbi...
Sot m’u dukën të gjithë të fituar, ndonëse nuk pati asgjë të...
Sipas mendimit tim, fjala diktaturë dhe fjala elitë nuk mund...
Mënyra që kanë zgjedhur Ilir Meta dhe Lulzim Basha, se si të...
Shkrimi i botuar nga Peizazhet e Fjalës me 5 korrik 2020 i c...
Java e kaluar ishte e ngjeshur me ngjarje politike. Zedhenes...
Nga Ardit RadaLëvizja e Edi Ramës për t’i hapur listat, ia k...
Nga Përparim Kabo Po mbushen gati 30 vite nga zgjedhjet e pa...
7 vjet më parë, kur erdhi në pushtet Rilindja kishte 42 part...
Nga Miron ÇakoVendimi i Gjykatës së Lartë të shtetit tur...
Për të ditur se çfarë janë listat e hapura për Shqipërinë, m...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...