Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kur sonda Perseverance të zbresë në Mars, ajo do të sjellë mbi Planetin e Kuq teknologji të jashtëzakonshme që do ta bëjnë atë robotin shkencor më të sofistikuar në historinë e këtij planeti. Rreze lazer do të shkrijnë shkëmbinj dhe do të mbledhin avujt që çlirohen për të analizuar përbërësit. Po ashtu sonda do të përcjellë në Tokë zhurmat dhe imazhet e planetit. Por sekretet më të interesante pritet të zbulohen nga helikopteri novator, Ingenuity, që do të eksplorojë Planetin e Kuq.
Nëse çdo gjë shkon sipas planit, helikopteri Ingenuity do të zbresë në Mars në shkurt 2021. Çdo etapë është llogaritur në detajet më të hollësishme.
Zbritja pa dëmtime është shumë e rëndësishme për të garantuar funksionimin e rregullt të helikopterit që të përmbushë misionin e eksploruesit dhe grumbulluesit të informacionit.
“Helikopteri Ingenuity që po dërgohet me sondën Perseverance është një ndër aspektet më interesante të kësaj ekspedite, pasi për herë të parë do të demonstrojmë se mund të fluturohet në një planet tjetër. Fluturimi është një mënyrë shumë e efektshme për të eksploruar një objekt hapsinor,? thotë shkencëtarja e NASA-s, Bethany Ehlmann.
Sipas planit, sonda duhet të zbresë në kraterin Jezero, një nga mjediset më të mbrojtura në planet.
Shkencëtarët besojnë se kjo zonë është e pasur me depozita silikoni, mineralesh dhe përbërësish që do të vërtetojnë nëse planeti ka pasur ujëra neutrale që kanë mundësuar ekzistencën e jetës para 3 mliardë vjetësh.
Helikopteri Ingenuity u krijua në një nga laboratorët e NASA-s në Institutin Teknologjik të Kalifornisë. Një nga sukseset më të mëdha është fakti që ky helikopter është i aftë të ngrihet në fluturim në mjedisin marsian.
Profesor Ken Farley shpjegon përse helikopteri u ndërtua në formë unike:
“Helikpteri është i vogël, por ka helika gjigande krahasuar me trupin e vogël, secila rreth 1 metër e gjatë, pasi në Mars presioni atmosferik është shumë i ulët, vetëm sa 1% e presionit atmosferik në Tokë?.
Sipas shkencëtarit nuk është e mundur të imitohet me saktësi në Tokë presioni atmosferik i Marsit:
“Marsi është shumë i ftohtë, ka presion shumë të ulët atmosferik. Për të imituar këto kushte nevojitet një mjedis i madh në vakum. Ekipi që krijoi helikopterin ndërtoi një mjedis të madh për të krijuar kushte sa më të përafërta, por në realitet funksionimi do të vërtetohet në sipërfaqen e Marsit? thotë zoti Farley.
Përveç kushteve shumë të ndryshme atmosferike, Ingenuity ka edhe sfida të tjera përpara:
“Helikopteri mund të fluturojë vetëm disa minuta pa ndërprerje, pastaj i duhet të zbresë që të rikarikojë motorin. Prandaj duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm kur planifikojmë çdo fluturim. Do të fillojmë me detyra të thjeshta si për shembull ngritjen mbi sipërfaqe dhe qëndrimin pezull për pak minuta e pastaj zbritjen në sipërfaqe. Gradualisht do t?i bëjmë fluturimet më të gjata e më të ndërlikuara për të eksploruar me sukses Marsin,? thotë zoti Farley.
Nëse helikopteri kapërcen të gjitha sfidat, shkencëtarët besojnë se do të transformojë fluturimet hapsinore në të ardhmen:
“Do t?i bëjë lëvizjet e sondës më efiçente dhe do të provojë vlerën e teknologjisë së helikopterit. Kjo do të ofrojë një rrugë të re për eksplorime. Më pas mund të dalin gjenerata të reja helikopterësh, por fillimisht duhet të provojmë se teknologjia funksionon,? thotë zonja Elhmann.
Sfida e parë e helikopterit është rruga drejt Marsit. Nëse zbret me sukses në planetin e kuq, më pas do të duhet të demonstrojë se mund të funksionojë në temperaturë -90º celcius./ VOA
Shefi i Tesla Elon Musk u bë personi i pestë më i pasur në b...
Muajin e kaluar, u raportua që Facebook po testonte një veço...
Twitter ka zbuluar se hakerat kanë parë mesazhet private të ...
Tik Tok tha të martën se po planifikon të krijojë 10,000 ven...
Gjermania dhe Irlanda kanë trumbetuar suksesin e tyre në për...
Prej muajsh Tik tok është shndërruar në aplikacionin më të f...
Hakerat po e zhvillojnë dhe e zgjerojnë çdo ditë edhe më tep...
Aplikacioni për ndarjen e videos Tik Tok ka mohuar akuzat se...
Instagram beson se mund ta bëjë “TikTok” më mirë se TikTok d...
Astronautët e NASA-s Robert Behnken dhe Douglas Hurley, astr...
Të mos kesh mundësinë të flasësh me stafin mjekësor është e ...
Zyrtarët e policisë dhe standardeve të tregtisë kanë thënë p...
Twitter ka konfirmuar se hakerat kanë përdorur mjete që supo...
Komunikimi vjen në të gjitha format. Ditëve të fundit, gjuha...
Komapnia japoneze, Donut Robotics, krijoi një maskë fytyre t...
FBI ka nisur një hetim pasi hakerat rrëmbyen llogaritë në Tw...
Aplikacioni për ndarjen e videos thotë se nuk lejon dezinfor...
Ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar e ka quajtur ven...
Snapchat po teston një tipar të ri të eksplorimit që mund ta...
Inxhinierët e Facebook kanë krijuar një robot të ri që mbësh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...