web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U tha se u nda nga Eros Grezda/ Me kë po i kalon këto ditë të nxehta vere Oriola Marashi

19 Korrik 2020, 09:36, Lifestyle CNA

Pak ditë më parë në mediat rozë u përfol se Oriola Marashi dhe Eros Grezda i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pasi çifti nuk ndiqen më në rrjetet sociale.

Bukuroshja së fundi ka ndezur Instagramin teksa ka publikuar disa foto ku shfaqet tejet seksi me bikini.

Të gjithë u bënë kuriozë se kush e shoqëron bukuroshen shqiptare në pushimet e saj dhe është mikesha e saj më e mirë, Kejvina Kthella.

Nga fotot dhe videot e publikuara në Instastory dy bukuroshet shfaqen nga i njëjti vend dhe së fundi duket se kanë pushuar në Shëngjin.

Kujtojmë se të dyja modelet kanë qenë të komentuara pafund kohët e fundit në mediat rozë përsa i përket jetës private./ CNA.al





Lajmet e fundit nga