web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata e vështirë nga Covid/ Rriten lindjet krahasuar me një vit më parë

19 Korrik 2020, 07:04, Sociale CNA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastisliu ka publikuar bilancin e lindjeve gjatë 6 mujorit të parë të vitit.

Manastirliu bën me dije se pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë, ka rritje të lindjeve në spitalet publike, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

?15,713 të porsalindur kanë gëzuar familjet e tyre në 6 muajt e parë të vitit 2020 dhe kanë përfituar bobusin e bebes, nga programi i qeverisë që mbështet çdo familje, pa dallim. Mes tyre janë edhe 2,541 që kanë ardhur në jetë jashtë vendit, por të regjistruar në Shqipëri. Pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë, ka rritje të lindjeve në spitalet publike, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar #Mirënjohje epikeve mjekësore që kujdesen çdo ditë për shëndetin dhe sigurinë e nënave dhe të porsalindurve?, shkruan Manastirliu./CNA.al





Lajmet e fundit nga