web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dyshohet se u infektuan në një festë familjare/ Punonjësi i Kadastrës del pozitiv, i prekur dhe xhaxhai i tij

16 Korrik 2020, 08:56, Sociale CNA

Dy raste me Covid janë konfirmuar ditën e sotme në Fier. Një punonjës i Kadastrës dhe një punonjës i një kompanie naftënxjerrëse kanë rezultuar pozitiv me Covid.

Personi që punon në Drejtorinë e Kadastrës mësohet se ka qenë në një feste familjare, pjesë e së cilës ka qenë edhe burri që punon në kompaninë naftënxjerrëse.

Pasi kanë paraqitur simptomat e para të Covid, u është marrë tampon, i cili ka rezultuar pozitiv.
Të dy institucionet vijojnë normalisht punën, nën masat e rrepta të protokolleve të sigurisë ndersa janë karantinuar tashmë jo vetëm dy personat pozitiv por edhe ata që kanë punuar me ta.

Deri më tani, të gjithë kontaktet e dy rasteve të fundit që i janë nënshtruar tamponit kanë dalë negativ, ndërsa vijon hetimi i kontakteve. Dy rastet pozitiv janë nip e xhaxha me njeri-tjetrin dhe mesohet se kane qene ne nje feste familjare./CNA.al





Lajmet e fundit nga