Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Thuajse një vit më parë, një grup prej tetë adoleshentësh nga El Mynia e Egjiptit u nisën për azil në vendet e Bashkimit Europian, por udhëtimi i tyre rezultoi më i vështirë nga sa e kishin menduar.
Pasi përshkuan Turqinë dhe qëndruan për katër muaj në një kamp refugjatësh në Greqi, minorenët u kapën në afërsi të Bilishtit nga policia shqiptare, ndërsa po përpiqeshin që të mbërrinin në Tiranë.
Minorenët nga Egjipti janë rezidentët e parë në qendrën e pritjes ?Motrat Qiriazi? në Ersekë, e cila hapi dyert më 25 qershor. Ata pretendojnë se diskriminimi fetar dhe kushtet e këqija në vendlindje i detyruan që të iknin nga vendi i tyre në kërkim të një shtëpie të dytë në BE.
?Më rrahën dhe më thyen këmbën, sepse unë jam një i krishterë. Vazhdimisht jam keqtrajtuar unë, shokët e mi apo familjet tona. Nuk e di nëse aty do të më linin të gjallë, është një situatë shumë e keqe,? thotë Ibrahimi, i paqartë për të ardhmen e tij.
Qendra pritëse në Kolonjë ka një kapacitet prej 30 vendesh dhe synon t?u vijë në ndihmë grupeve vulnerabël të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore si fëmijët e pashoqëruar, gratë dhe personat me probleme shëndetësore.
Hapja e saj përkon me dhjetëfishimin e numrit të refugjatëve që synojnë të mbërrijnë në vendet e BE-së përmes Shqipërisë gjatë tre viteve të fundit, mes të cilëve edhe shumë fëmijë të pashoqëruar.
Policia e Korçës numëron 11 raste goditjesh të emigracionit të paligjshëm nga 28 qershori, ndërsa dyshon se refugjatët paguajnë nga 100 deri 1 mijë euro për transportin e tyre brenda territorit të Shqipërisë. Në total, policia e Korçësh numëron 106 emigrantë të kapur prej 28 qershorit, mes të cilëve edhe tetë minorenët e strehuar tashmë në Kolonjë.
I dyti nga 4 fëmijët e familjes së tij, Ibrahimi ruan në celular fotot e frakturës së rëndë të pësuar dhe dëmtimeve të tjera fizike në vendin e tij të origjinës. Ai i tha BIRN se udhëtimi ilegal nga Greqia drejt Shqipërisë i kushtoi 200 euro, ndërsa tani synimi i tij mbetet mbërritja në Tiranë.
?Me prindërit kam folur edhe me dy motrat dhe vëllanë e vogël. U them se jam mire, por as unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua dhe se ku do të shkoj, mjafton të mos kthehem më aty sepse mund të më vrasin,? thotë ai.
Minorenët e qendrës pritëse të Kolonjës mbërritën në Shqipëri duke ecur për ditë të tëra në këmbë përmes maleve që lidhin Greqinë me Shqipërinë. Ata synojnë të shkojnë në Francë ose në Gjermani ?por bllokimi në Shqipëri ua ka vështirësuar planet.
Makari, një tjetër 17 vjeçar thotë se u befasua kur shkoi në kishë, i shoqëruar nga dy punonjës të qendrës që i përkasin një besimi tjetër fetar.
?Në vendin tim është ndryshe. Mes të krishterëve dhe myslimanëve nuk ka marrëdhënie të tilla. Është e vështirë ta imagjinosh,? thotë i mituri.
Makari dëshiron të mbërrijë sa më parë në Tiranë, emrin e së cilës e ka dëgjuar gjatë qëndrimit në kampin grek të refugjatëve.
?Në Gjermani ose në Francë doja të shkoja, por na kapi policia gjatë rrugës. Udhëtuam nga mali dhe ishte shumë e vështirë. Tani të shohim,? thotë ai me mëdyshje.
Edhe Zahas, 16 vjeç, është dyshues përballë çdo pyetjeje që i bëhet.
?Dua të dal që këtu, dua të shkoj në Tiranë ose të kthehem pas në Greqi. Askush nuk na ndihmoi, e bëmë vetë rrugën nga mali dhe erdhëm këtu. Ikëm nga vendi ku jetonim sepse aty është situatë e keqe. Këtu e dimë që nuk përfitojmë asgjë monetare, ndërsa në Francë dhe në Gjermani paguhesh mirë,? përsërit i mituri.
Qendra pritëse e Kolonjës parashikohet që të jetë një strehë afatshkurtër për refugjatët minorenë, të cilët do të duhej të transferoheshin më pas drejt kryeqytetit. Por ndërsa janë aty, djemtë nga Egjipti qëndrojnë më së shumti në dritare dhe dalin në qytet për vetëm pak minuta, të shoqëruar nga kujdestarët e qendrës.
Prania e tyre në qytetin e vogël të Ersekës ka tërhequr edhe vëmendjen dhe simpatinë e vendasve.
?I kemi parë që dalin nga pak ose që rrinë nëpër dritare. Fëmijët e gjorë, ikën nga nëna dhe babai që të vinin këtu,? thotë Aliu, një nga banorët, duke uruar që për ta të gjendet një zgjidhje./BIRN
Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu thotë se Shqipëria...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me mbledhjen e dje...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është revoltuar nga ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, nd...
Pas vendimit të mazhorancës, e cila pranoi kërkesën e opozit...
Analisti Afrim Krasniqi, ka ironizuar ndryshimet kushtetuese...
Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka komentuar ndryshime...
Mjeku shumë i dashur për publikun Pëllumb Pipero, ka hapur s...
Për ish-ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku ndry...
Ish-ministri i jashtëm, Paskal Milo është i mendimit se dekl...
Deputeti Andi Përmeti ka folur në “Fax News” për ndryshimet ...
“Asnjëherë Kushtetuta e Shqipërisë nuk është ndryshuar pa nj...
Ndodhi njësoj si me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.Ndryshimet e...
U tallën!Listat nuk u hapën.Ndryshimet kushtetuese nuk hapin...
Një tjetër reagim i ashpër ka ardhur pas miratimit të ndrysh...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar vetëm pak minuta pas deklar...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i bën thirrje parlamenti...
Betohet në Presidencë anëtarja më e re e Prokurorisë së Posa...
Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, ka sfiduar...
Numri 2 i Bindjes Demokratike, Fabjan Topollaj ka komentuar ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...