web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshimet kushtetuese/ Ish-ambasadori: Shqipëria po ngre një model Putinist

14 Korrik 2020, 19:38, Politikë CNA

Për ish-ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku ndryshimi i marrëveshjes së 5 qershorit dhe kushtetuës rrezikon stabilitetin politik në Shqipëri. Deklarata e tij vjen në  emisionin “Përballë” në RTSH.

? Ne na është bërë traditë që më shumë t?i lexojmë shqetësimet tona tek fjalët e ndërkombëtarëve dhe fatkeqësisht nëse ato mungojnë atëherë duket sikur s?ka argumenta. Realisht ka një përputhje midis qëndrimit nervoz të Gjermanisë por edhe qëndrimit të opozitës në përgjithësi në Shqipëri. Kjo tendencë është prekja e shtyllës së fundit të ruajtjes së stabilitetit politik në Shqipëri.? ? tha Cejku.

Diplomati shtoi se ndryshimet kushtetuese do ta ekspozonin Shqipërinë për herë të parë në një model Rus, ku për hir të pushtetit dëmtohen themelet e shtetit.
?Shqipëria ka aktualisht një stabilitet shumë të brishtë dhe çdo përpjekje për ta dëmtuar, cenuar atë nëpërmjet mekanizmave ligjorë dhe kushtetues sicc është vepruar tashmë deri më sot, do të rrezikonte dhe do ta ekspozonte Shqipërinë për herë të parë në një model bjellorus ku për hir të pushtetit dëmtohen themelet e shtetit. Unë jam i bindur që kryeministri nuk e ka prioritet hapjen e negociatave sepse po ta kishte do të kishte bërë hapa të tjerë dhe jo këto që ka bërë. Adresimi i deklaratës së Bundestagut nuk do të gjejë shumë shqetësimin e tij por avancimi i mëtejshëm për provkimin e stabilitetit politik do të ishtë boomerang, së pari për të vet dhe do ta ekspozontë realisht si një politikan që për hir të një mandati të tretë rrezikon të gjitha pushtetet. Ndryshimet kushtetuese e vënë Shqipërinë në një model të Rusisë dhe Putinist?,  theksoi Çejku në Përballë.





Lajmet e fundit nga