web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bizhuteritë e vjedhura i kthenin në shufra ari/ Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, mes tyre 7 shqiptarë

14 Korrik 2020, 09:27, Kronika CNA

Policia italiane ka arrestuar 15 persona mes tyre 7 shqiptarë, 2 egjiptinë, dhe 6 italianë me akuzën e grabitjes së banesave.

Fokusi i grabitjeve të kryera nga ata ishte ari, të cilin më pas e shisnin në dyqanet e gurëve të çmuar ose i kthenin në shufra për transaksione financiare.
Sipas gazetës italiane ‘La Stampa’, Operacioni i koduar ?Rruga e Artë e Argjentinës? u finalizua sot nga karabinieria e Milanos në orët e para të këtij mëngjesi, në provincën e Forli dhe Savona. Dhjetë nga personat e vënë në pranga u mbajtën në burg kurse 5 të tjerëve iu dha masa e arrestit në shtëpi.

Gjatë operacionit u sekuestruan sasi të mëdha ari, bizhuteri, orë të çmuara të grabitura, makina të shpejta të fshehura në garazhe si edhe para cash në vlerë totale prej 315 mijë euro, të destinuara për jashtë vendit, në veçanti në Shqipëri.

Gjithashtu u identifikuan, apartamentet dhe garazhet të cilat përdoreshin për fshehjen e makinave me të cilat kryenin krimet e vjedhjes dhe grabitjes./CNA.al





Lajmet e fundit nga