web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkolla e Policisë hap aplikimet/ Pranohen 300 të rinj

13 Korrik 2020, 19:05, Sociale CNA

Shkolla e Policisë hap aplikimet për të rinjtë.  Të gjithë ata që janë të interesuar për shkollën bazë të policisë, mund të aplikojnë deri më datë 10 gusht. Policia e Shtetit bën me dije se janë 300 vende në Shkollën Bazë, ndërsa aplikimet do të bëhet pranë Drejtorive Vendore të Policisë. Nëpërmjet një njoftimi bëhen me dije edhe kriteret e aplikimit dhe dokumentacioni përkatës.

“Procesi i aplikimit është i hapur deri në datën 10 gusht dhe formularin e aplikimit e shkarkoni  në faqen online të Policisë së Shtetit: Nga data 13 korrik 2020 procesi i aplikimeve është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për ?Patrullë të Përgjithshme?. Aplikimet dorëzohen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Në përfundim të gjithë procesit të konkurrimit, 300 kursantët fitues do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë ?Kolegji i Policisë? për ?Patrullë të Përgjithshme?, në Akademinë e Sigurisë”, thuhet në njoftim.

Kriteret

Kriteret, që duhet të përmbushë aplikanti, për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për ?Patrullë të Përgjithshme?: ? Të jetë shtetas shqiptar; -Të ketë mbushur moshën 18 vjeç dhe të jetë nën 30 vjeç; -Të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat; ? Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo të jetë larguar nga shërbimi civil; ? Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; ? Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën dhe të mos ketë shenja të dukshme (tatuazh) që nuk mbulohen nga uniforma verore e Policisë; ? Të ketë mbaruar arsimin e mesëm; ? Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje; ? Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit ?B?.

Dokumentet 

Aplikantët për punonjës policie duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm për aplikim në Polici: ? Formulari i aplikimit; ? Fotokopje e kartës së identitetit; ? Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm; ? Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit ?B?; ?Vërtetim nga Gjykata; ? Vërtetim nga Prokuroria; ? Fotokopje të librezës së punës për ata që janë në marrëdhënie pune ose i kanë shkëputur marrëdhëniet e punës; ?  Vërtetim që ndjek arsimin e lartë (për ata që vazhdojnë arsimit e lartë); ? Mandat pagesa e tarifës së aplikimit; Dëshmia e penalitetit dhe certifikata familjare nxirren nga vetë strukturat policore ku kryhet aplikimi. Kontrolli mjekësor dhe analiza që vërteton se nuk je përdorues i lëndëve narkotike janë procedura që kryhen në fazën e kontrollit shëndetësor. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga