web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas 6 orësh/ Përfundon seanca në Hagë, Thaçi: Do vazhdojmë edhe nesër

13 Korrik 2020, 17:58, Kosova & Bota CNA

Vetëm pak më parë ka përfunduar seanca në Hagë, ku u mor në pyetje presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Mësohet se seanca ka zgjatur për rreth 6 orë, pasi Thaçi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme e Hagës për krime të luftës dhe të pas luftës në Kosovë.

Sipas njoftimeve, seanca do të vijojë edhe ditën e nesërme. Ndërkohë, në një prononcim të shkurtër për mediat, presidenti deklaroi se sot është folur për çështje teknike.

?Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknaliteteve të ndryshme mes avokatit, zotëri Prosper dhe prokurorëve. Do të thotë çështje sqaruese teknike e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kështu që do të vazhdojë edhe nesër?, u shpreh Thaçi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga