web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Pas 2013-s janë rritur investimet e huaja”/ Deputetja zbulon çfarë ndodhi me rrugën Milot-Fier

9 Korrik 2020, 20:16, Politikë CNA

Deputetja socialiste, Evis Kushi, thotë se objektivi i qeverisë mbetet krijimi i kushteve për rritjen e investimeve të huaja në vend.

Në studion e emisionit ?Në fokus, Kushi tha se këto investime kanë ardhur duke u rritur pasi Partia Socialiste mori pushtetin në vitin 2013.

?Është investimi për parkun fotovoltaik. Është investim i madh, parku më i madh me energjinë solare në Ballkan. Është një investim i konsiderueshëm që do të japë kontribut në zhvillimin ekonomik. Rritja e investimeve të huaja ka qenë ndër objektivat tona. Po t?u referohemi shifrave zyrtare, pas 2013-s ka ardhur në rritje numri i inevstimeve të huaja direkte në Shqipëri. Mbetet objektivi ynë. Shqipëria ka shumë arsye për të cilat investitorët e huaj kanë interes për të ardhur në Shqipëri. Këto avantazhe që kemi krahasuar me shtetet e vendeve fqinje ne duhet t?i rrisim?, tha ajo.

Sa i takon debatit për rrugën Milot-Fier, Kushi tha se PPP është zgjedhur për shkak të pamundësisë së financimit nga buxheti i shtetit.

?Nuk është skemë që e kemi shpikur ne. Është mekanizëm që përdoret në Europë dhe Amerikë. Rruga në fjalë kushton aq sa buxheti i shtetit nuk e përballon dot. Ne nuk mund t?i lëmë qytetarët të presin?, tha Kushi./CNA.al





Lajmet e fundit nga