web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Fuga: Çështje çekuilibrimi, nuk ka lidhje me fenë

8 Korrik 2020, 16:00, Sociale CNA

Akademiku Artan Fuga në një lidhje me News 24, ku ka folur për zgjedhjet në universitet, është ndalur dhe tek ngjarjen e rëndë në Kombinat, ku Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa Josifi, 30 vjeçe u vetëflijuan.

Fuga u shpreh se mund të kemi të bëjmë me problem psikologjik familjar, që ndoshta lidhet me manipulimin.

?Unë mund të flas nga pikëpamja filozofike. Unë kam bindjen se organet e hetimet po hetojnë. Mund të jetë një çështje çekuilibrimi. Nëse është çështje manipuluese fetare, janë masive zakonisht dhe jo të veçanta. Unë di se fenomenet që prodhojnë vetëvrasje të tilla janë zakonisht masive dhe janë manipulime.

Kemi rast familjeje dhe kjo ngre dyshime. Mund të jetë problem psikologjik që mund të ketë kapur gjithë familjen. Thashë se organet e drejtësisë do të veprojnë pas hetimeve. Këto janë fenomene zakonisht manipuluese?, theksoi Fuga./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga