Connect with Us

Revoltë në zyrën e Bashës/ Kryetarët e degëve duan pranimin e dorëheqjeve

Politikë

Revoltë në zyrën e Bashës/ Kryetarët e degëve duan pranimin e dorëheqjeve

Publikuar

-

Gati 30 kryetarë degësh nga Shkodra në Sarandë, Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Fier, Korçë, Dibër dhe shumë qytete të tjera kanë dhënë dorëheqjen nga detyra e kryetarëve të degëve lokale të PD.

Pas daljes së udhëzimit të firmosur nga Lulzim Basha me shpalljen e garës së kandidatëve, gjojan me zgjedhjen e tyre në bazë kishte një kusht. Luli kërkoi që çdo kandidat të ishte i barabartë dhe kryetarët e degëve nuk do tu lejohej të kandidonin nëse nuk jepnin dorëheqjen.

30 kryetarë degësh kanë dhënë dorëheqjen por, Lulzim Basha është ndodhur përballë një shoku. Atij do t’i duhet t‘i riorganizojë partitë në degët lokale dhe për këtë arsye ka bllokuar dorëheqjen e kryetarëve duke ua refuzuar atyre.

Ferdinad Xhaferri ka dhënë dorëheqjen por atij nuk i është pranuar ashtu si kundër Genc Deromemaj apo Dasho Aliko në Gjirokastër. Andrea Manos dhe Luan Baçit i është pranuar dorëheqja nga Lulzim Basha i cili të tjerët i ka justifikuar me faktin se nuk mund të bëhet riorganizmimi në degë.

Zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së/ Zbardhet propozimi i tretë i PD

Në fakt, Luli tregon dy standarde, ata që do të verë në listë në kryetarët e degëve dhe ata që nuk do t’i vendosë në listë. Pra, të gjithë personat që janë kryetarë degësh, dhe nuk iu pranohet dorëheqja nuk do të vendosen në listë si kandidatë për deputetë. Por, jo vetëm kaq, atyre nuk iu lejohet as të garojnë, pra një tjetër shkelje e parimeve të Partisë Demokratike .

Republika e Re ka standarde të tjera, nuk të lejon as të garosh, të vendos rregull që “jep dorëheqjen nga kryetar dhe hyrë në garë”, po fitove më pas do të jesh kandidat dhe ashtu siç e kishte shpallur Luli Basha të gjithë do të ishin në garë dhe do të kishte një garë të barabartë dhe të ndershme . Tani rregullat po ndryshojnë rrugës, në fillim u tha jepni dorëheqjet, dhe kandidoni tani nuk iu pranojnë dorëheqjet por dhe nuk lejohen të kandidojnë. Kjo ka sjellë një përplasje të ashpër midis disa kryetarëve të degëve dhe kreut të PD, Lulzim Basha të cilët janë revoltuar dhe janë përplasur ashpër me të duke kërkuar me çdo kusht që ata të jenë pjesë e garës sepse kjo do të rriste transparencën dhe do të tregonte të vërtetën e saj.

LEXO EDHE:  Ekskluzive, e 7-ta e Beratit pranon mandatin/ Flet deputetja që zëvendëson Eduard Halimin

Disa nga kryetarët e degëve që kanë marrë pjesë në takimin me Luli Bashën ku ka pasur debate të forta dhe tensione kanë qenë: Ndriçim Babasi dega 5 Tiranë, Andrea Mano dega Korcë, Luan Baçi dega Fier, Hariz Mëma dega Sarandë, Ferdianad Xhaferaj dega Durrës, Zef Gjoka dega Lezhë, Dash Aliko Gjirokastër, Anton Koka Malësi e Madhe, Genc Deromemaj Vlorë.

Ekskluzive/ Formularët tallje, zbulohen kandidatët e Luli Bashës në shumicën e qarqeve

Por, Basha i ndodhur përballë faktit se listat tashmë ai ka gati dhe i mban në zyrë, ato mund t’i përmbysen, ka vendosur të mos u pranojë dorëheqjet. Duke qenë se shumë prej kryetarëve mund të garojnë në degët lokale dhe të dalin fitues, Basha do të jetë i detyruar t’i vendoisë ata në lista, kështu që ka gjetur një zgjidhje tjetër, shkel udhëzimin dhe statutin e PD dhe i përjashton nga gara duke mos iu pranuar dorëheqjet gjë që i fuste ata direkt në lista pasi shumica e kryetarëve të degëve pa asnjë diskutim do të ishin më të votuarit në degët e tyre lokale.

Përplasja duket e ashpër dhe mjaft problematike.

Një situatë e paparashikuar nga kreu i PD-së i cili kishte vendosur një kufizim dorëheqjesh e cila duket se po i kthehet në “boomerang”. Hapja gjojan e garës në bazë për tu votuar ka filluar të sjellë probleme madhore. Nuk lejohen personat të kandidojnë, refuzohen dorëheqjet, nuk lejohen kryetarët e degëve të hyjnë në garë, pra elita e partisë , të zgjedhurit nga demokratët vetë nuk lejohen të kandidojnë dhe disa janë të nënës disa të njerkës. Dikujt i pranohet dorëheqja, dikujt tjetër jo. Megjithëse ka dhe zëra të cilët thonë se edhe atyre që u është pranuar dorëheqja edhe pse mund të fitojnë në bazë, Lulzim Basha mund të mos i kandidojë për t’i skualifikojë nga kandidimi në mbledhjen e kryesisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kënga Magjike/Zbulohet prezantuesja e netëve finale

Publikuar

-

Nga

Prezantuesi i Këngës Magjike, Ardit Gjebre ka njoftuar se kush do të jetë bashkë prezantuesja e tij në netët finale të spektaklit. Bëhet fjalë për këngëtaren Marsela Çibukaj. Në foton e publikuar në Instagram, Gjebrea e quan këngëtaren artiste.

“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të. Kënga Magjike 2021. Marsela Cibukaj mbi të gjitha,  Artiste!”, shkruan Gjebrea./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Rilindja e Krujës’/ Rama publikon videon nga qyteti historik tashmë i transformuar

Publikuar

-

Nga

Rama: Patronazhistët janë garancia e fitores sonë

Në datën e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga qyteti historik i Krujës. Rama në mbishkrimin e videos shprehet: ‘Rilindja e Krujës’.

Në video shihet transformimi që ka pësuar qyteti dhe një pamje krejt tjetër ka edhe Kalaja e Krujës, pas restaurimeve dhe ndriçimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama nuk e shkarkon dot Metën”/ Zheji: Po e bën për ta nxjerrë nga binarët

Publikuar

-

Nga

“Rama nuk e shkarkon dot Metën”/ Zheji: Po e bën për ta nxjerrë nga binarët

Analisti Artur Zheji ka reaguar pas nismës së Partisë Socialiste, e cila për të dytën herë po tenton të shkarkojë presidentin Ilir Meta.

Zheji tha se Edi Rama nuk e shkarkon dot Metën, por pretendon se të gjithë këtë po e bën për zhurmë dhe për ta nxjerrë Kreun e Shtetit nga binarët.

“Nuk e shkarkojnë dot, po bëhet për zhurmë. Është një përpunim topi. Unë mendoj që duan të acarojnë Metën. Është një luftë për ta nxjerrë atë nga binarët. Ai ka gjetur një antidote”, deklaroi analisti në emisionin “Të paekzpozuarit”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE