web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ultimatumi i PD për zgjedhoren/ Nuk kursehet Rama: S’ keni tagër t’i jepni urdhra Kuvendit

2 Korrik 2020, 11:32, Politikë CNA

PD i bëri thirrje Kuvendit të votojë ‘Zgjedhoren’, Rama: Mos çoni ultimatume

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhit, që sot i kërkoi Kuvendit që të miratojë pa vonesë draftin e reformës zgjedhore.

Rama theksoi se nuk është nevoja për të vijuar me provokime, ndërsa theksoi se ata jashtë nuk kanë tagër t?i jepni urdhra këtij kuvendi

“Ata të tjerët dërgojnë edhe ultimatume se cfarë duhet të bëjë Kuvendi. Nuk është nevoja për të vijuar me provokime nga jashtë apo brenda, atyre jashtë u them nuk keni tagër ti jepni urdhra këtij kuvendi. Kryetarit të kuvendit iu drejtua një urdhër nga sekretari i përgjithshëm i forcave jashtë kuvendit, por edhe unë jam zhgënjyer nga fjalia e fundit që ju keni firmosur, ku thuhet se Kuvendi duhet ta votojë atë marrëveshje pa asnjë ndryshim dhe pa kushte. Ju mblidheni atje, i fusni një firmë, tani marrë Kuvendi këtë letër dhe thjeshtë ta votojë” tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga