web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Luhen sot dy gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ja ekipet që zbresin në fushë

2 Korrik 2020, 07:57, Sport CNA

Ditën e sotme do të luhen dy ndeshje e para gjysmëfinale, të vlefshme për Kupën e Shiqpërisë.

Në orën 17:45, Bylisi pret në shtëpi Tiranën, në një ndeshje ku ballshiotët do të kërkojnë të bëjnë përsëri surprizën për të kaluar në finale, pas një sezoni të shkëlqyer të zhvilluar. Nga ana tjetër Tirana, e cila duke shumë afër titullit kampion, dëshiron edhe fitimin e Kupës dhe gjithçka kalon nga Bylisi, ku do tentohet fitorja.

Në 20:45, Kukësi përballet me Teutën, në një ndeshje që pritet të jetë e luftuar nga të dyja skuadrat. Durrsakët kanë 100 vjetorin e klubit këtë vit dhe objektivi për ta festuar atë sa më mirë është fitimi i Kupës. Të besuarit e Martinit kanë treguar paraqitje shumë të mira në ndeshjet e fundit dhe të njëjtën gjë do provojnë të bëjnë edhe sot. Kukësi gjithashtu që tani duket larg titullit kampion, do të kërkojë ta mbyllë sezonin me trofe dhe objektiv tani është Kupa.

KUPA E SHQIPËRISË

GJYSMËFINALET

Bylisi-Tirana 17:45

Kukësi-Teuta 20:45





Lajmet e fundit nga