web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Gafur Muka/ Është provë e mendjes, jo e forcës

1 Korrik 2020, 15:46, Opinione CNA

(Reagim ndaj projektit për ndërtimin e hidocentralit të Skavicës)

Është e disata herë që Qeveritë Shqiptare nxjerrin, si asin në mëngë për të demonstruar fuqinë investuese (në fakt për të krijuar idenë se ato angazhohen në realizmin e projekteve madhore), projektin e ndërtimit të hidocentralit të Skavicës. Ky projekt është i hershëm në kohë. Ai është pjellë e politikës së shtetit monist të paraviteve ?90 (madje si ide qysh në fillimin e viteve ?60) në zbatim të politikës së ?ndërtimit të socializmit me forcat tona? Në atë kohë, me moton ?të vemë plotikën në plan të parë? janë bërë shpenzime të hatashme si psh ato në fushën e mbrojtjes etj.

E pra, në këtë mjedis politik lindi edhe ideja për të ndërtuar, në rrjedhën e lumit Drin, një hidocentral gjigand që mori emrin Hidocentrali i Skavicës. Nuk e di cilat ishin shkaqet konkrete që ky projekt mbeti vetëm në letër para viteve ?90 por, e sigurtë është që ai nuk mbeti kështu sepse u refuzua nga banorët e zonave që do prekeshin, pasi atyre as nuk u shkonte nëpër mend një kundërshtim i tillë dhe, as se zbatimi i këtij projekti nuk ishte me leverdi ekonomike, pasi ky faktor ishte më i parëndësishmi përballë politikës për të shpartalluar bllokadën imperialisto revizioniste edhe në fushën e furnizimit të ekonomisë me energji elektrike. Sidoqoftë, fakt është që ky projekt mbeti në sirtar.

Pas viteve ?90 edhe katër tentativa të tjera mbetën në rrugë, për të ardhur tek kjo tentativë e pestë që e ka zanafillën në vitin 2017, pas miratimit të këtij projekti, si një nga projektet prioritare të Procesit të Berlinit ku, sipas Kryeminstrit Rama ?na jepet qartësisht pamja, por dhe rruga për t?u ndjekur?. Siç shihet, kryeministri flet shkoqur tashmë se përkundër dështimit të qeverive të mëparshme, kjo e tija do ta bëjë realitet ëndrrën e parealizuar. Dhe vazhdon: ?Më vjen shumë mirë që kjo qeveri do të nisë punën pas 40 vitesh për ndërtimin e një hidrocentrali me rëndësi strategjike për sektorin, por edhe për ekonominë e vendit tonë në tërësi, duke e bërë realitet një potencial të gjithëditur dhe të gjithmonë-thënë nga të gjithë, që, Shqipëria ka për të pasur një rol kyç në rajon në fushën e prodhimit dhe import-eksportit të energjisë?. Pohimi është qartazi caktimi i një objektivi joshës deri në marramendje por edhe butaforik për ?rrolin kyç të Shqipërisë?.

Unë nuk kam ndërmend t?a kursej ?simpatinë? time në vendosmërinë e kryeministrit për t?u shkuar deri në fund ideve, të cilat atij i lindin në kokë dhe i servir si ?më të mirat e mundshme?, duke vënë në funksion të realizimit të tyre të gjithë potencialin ligjvënës e ekzekutiv. Kryeminstri e ka këtë potencial tashmë me shumicë dhe me bëmat e deritanishme ka treguar që di t?a përdorë mjaft mirë. Gjithashtu unë nuk dua t?a fsheh edhe bindjen time që, pengimi i kryeministrit në realizmin e projektit të Skavicës nuk mund të bëhet me ?kallashnikov? apo duke mos e lënë atë ?të kalojë mbi trupat tanë? sepse së pari, na ?mungon kallashnikovi? dhe së dyti ai ka treguar që ?trupat tanë? nuk përbëjnë ndonjë pengesë të pakapërcyeshme. Ajo që unë dhe, bashkë me mua edhe gjithë kundërshtarët e realizmit të këtij projekti, mund të bëjmë, është të vemë në provë mendjen përballë forcës.

Dhe me mendje unë kuptoj në rradhë të parë listimin e të gjitha dëmeve që i sjell, jo vetëm Dibrës por edhe më gjerë zbatimi i këtij projekti, për t?a ndërgjegjësuar sa më shumë popullatën lidhur me disavantazhet që i shkatohen asaj nga realizimi i këtij projekti. Një listë të parë të këtyre dëmeve e kanë paraqitur tashmë studiues të njohur si prof. Adem Bunguri apo publicisti Abdurrahim Ashiku. Të tjerë specialistë mund të listojnë të tjera dëme, ashtu siç nuk përjashtohet mundësia që të tjerë, të ekzaltuar nga ideja e kryeministrit të listojnë avantazhet që do t?i sjelle Dibrës, Shqipërisë e më tutje akoma Ballkanit e Europës realizimi i projektit. Po çfarë mund t?i shtoj unë listës së dëmeve? Si specialist në fushën e hartografisë unë e di që përmbytja e një zone, me qëllim dhe pa afat, sjell tjetërsimin e peisazhit në atë masë sa është i pamundur rikthimi i situatës para përmbytjes. Përkundër këtij pohimi çdokush, sidomos të ekzaltuarit nga ideja e kryeministrit, mund të shtrojnë pyetjen: e përse na u dashka rikthimi i situatës para përmbytjes, kur aty do ?mbijë? një goxha liqen prej të cilit do të prodhohet dritë? Në përgjigjen ndaj kësaj pyetje unë nuk guxoj të them që nuk na duhet drita (kupto: neregjia) por guxoj të them që problemin e dritës nuk e zgjidh Skavica.

Natyrisht Skavica do prodhojë dritë e cila do t?a rrisë sasinë e prodhuar deri para ndërtimit të saj por?nevojat për energji rriten e rriten dhe shkencëtarët po provojnë t?i gjenë zgjidhjet jo tek përmbytja e tokave por tek burimet alternative. Pse jo tek përmbytja? Sepse ata e konsiderojnë të shenjtë çdo pëllëmbë toke. Dhe mbase nuk do të jetë e largët dita kur energjia elektrike të prodhohet nga?(tani për tani pika, pika) por jo më nga përmbytja e tokës. Atëhere do pëlqehej që zona e përmbytur të rikthehej në funksionet që kishte para përmbytjes. E pamundur! Ndaj aktualisht në vendimmarrjet për përmbytje analizohen gjerë e gjatë, lart e poshtë dmth në të gjitha prerjet përfitimet dhe dëmet, jo vetëm sot për sot por për sot e, sidomos, për nesër. Kjo nuk ka ndodhur me Skavicën. Prandaj kujdes me ?kazmën? pasi mund t?i vemë kazmën të ardhmen. Kjo i duhet bërë e qartë kryeministrit. Po si? Unë sugjeroj që fillimisht dhe pa humbur kohë të veprohet në hartimin dhe nënshkrimin e një peticioni nga të gjithë ata që janë kundër. Identifikimi i personave duhet të jetë i padyshimtë.

Po ashtu edhe prejardhja e tyre. Ky peticion, që do dëshmojë jo vetëm kundërshtimin por edhe vlerën numerike të tij, t?i dorëzohet qeverisë dhe, mbi bazën e tij, të kërkohet organizmi i referendumit. Si dorëzimi i peticionit ashtu edhe kërkesa për referendum duhet të bëhen natyrshëm, pasi janë mjete demokratike dhe jo mjete dhune. Natyrisht, gjasat janë që ato të shpërfillen nga Kryeministri. Por, sidoqoftë, rezultatet e këtyre ?dëgjesave publike? duhet t?i ketë në ?dorë? apo t?i mbeten në ?derë? këtij kryeministri, për të mos i dhënë atij mundsinë të përdorë alibinë e zbatimit të ?vullnetit të shumicës?. Nëse ndërtohet Skavica, Dibrës i humbet një pjesë shumë e rëndësishme e identitetit tradicional, deri në masën që ajo të mos quhet më Dibër por? Skavicë. A e meriton Dibra këtë tjetërsim? Ne duhet të shprehemi qartazi që jemi kundër, pastaj Kryeministri le t?i besojë? forcës.





Lajmet e fundit nga