web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korriku nis me temperatura të larta/ Kapriçot e motit në ditën e parë të muajit

1 Korrik 2020, 06:07, Sociale CNA

Muaji korrik do të nisë me mot të kthejllët dhe nën ndikimin e masave ajrore të nxehta.

Deri në mesditë moti paraqitet me kthjellime në të gjithë vendin, por pas mesditës pritet zhvillim i vranësirave lokale duke sjellë dhe ndonjë shi të izoluar në zonat Verilinore-Juglindore.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 39°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim të ulët./CNA.al





Lajmet e fundit nga