web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Humbi jetën nga Covid/ Mesazhi i Manastirliut për mjekun Arjan Pushi

30 Qershor 2020, 12:39, Sociale CNA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut, Arjan Pushi.

Manastirliu thekson se megjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm.

?Ndarja nga jeta e Profesor Arjan Pushit është një dhimbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, pedagogët e Universitetit të Mjekësisë ku ka shërbyer për shumë vite. Kontributi i çmuar i Profesor Arjan Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza. Megjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm. U prehsh në paqe Profesor Pushi! Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Ju jemi pranë në këto momente të vështira!?, shkruan Manastirliu./CNA.al





Lajmet e fundit nga