web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manchester United në super formë, fiton sërish në Premier League

30 Qershor 2020, 21:19, Sport CNA

Manchester United ka treguar një tjetër performancë të mirë, duke e mposhtur 0-3 në udhëtim Brightonin, në ndeshjen e xhiros së 32-të.

Me paraqitje të mirë në këtë ndeshje u dallua talenti Mason Greenwood, që në minutën e 16?, shënoi për epërsinë 0-1 të Manchester United.

Në minutën e 29?, në listën e golashënuesve regjistrohet edhe Bruno Fernandes, që shënoi për 0-2 pas një asistimi të pranuar nga Paul Pogbas.

Ishte sërish Bruno Fernandes që shënoi për ?Djajtë e Kuq? (0-3), pas një asistimi të pranuar nga Mason Greenwood.

Pas kësaj fitore, Manchester United numëron 52 pikë, dy më pak se Chelsea që zë vendin e katërt në tabelë.





Lajmet e fundit nga