web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qesharake/ Shikoni golin e anuluar po bën xhiron e internetit

27 Qershor 2020, 08:40, Sport CNA

Arkadiusz Piech është habitur kur ka parë t?i anulohet goli i shënuar në ndeshjen Zaglebie Sosnowiec-Odra Opole. Sulmuesi  skuadrës mike shënoi në minutën e 55-të, por anësori ngriti flamurin dhe e anuloi.

Miqtë, që fatmirësisht në fund fituan 1-3, protestuan tek arbitri kryesor, i cili po komunikonte në kufje me anësorin dhe në fund vendosi ta anulonte golin.

Piech ishte në pozicion jashtë loje, por problemi është se topi nuk ia pasoi shoku i tij i skuadrës, por rivali. Kjo i tërboi lojtarët e Odra Opole, që kërkonin sqarime nga arbitri.





Lajmet e fundit nga