"Reforma nuk do japë rezultate"/ Paralajmëron Sejamini: Përplasjet politike do fillojnë pas zgjedhjeve
Analisti Neritan Sejamini është shprehur pesimist për Reform...
Kjo është një ftesë e veçantë, që ka parasysh specifikisht ata që mendojnë si ne, se Shqipëria ka nevojë ulëritëse për ndryshimin, i cili mund të vijë vetëm përmes përmbysjes së kryetarokracisë dhe listave të mbyllura, si instrument për të mbajtur në këmbë një regjim politik të përçudnuar.
Shumë të nderuar miq dhe kolegë! Ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër për ta çuar përpara këtë kauzë të bukur, përveçse duke zbritur në fushë. Dhe këtu e kemi fjalën për të gjitha ata që mendojnë se kanë një rol për të luajtur që ky mision të realizohet.
Bindja Demokratike është e hapur të bashkëpunojë dhe të bashkëveprojë me çdo zë publik, që është afishuar për ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri, që nis me një reformë të qenësishme elektorale, por nuk është kurrësesi dakord me marrëveshjen e pistë të Këshillit Politik, e cila vetëm reformë nuk mund të quhet.
Duke ftuar secilin prej jush të na bashkohet, ne njëkohësisht mirëkuptojmë çdo individ apo fluks të caktuar shoqëror, që për arsye subjektive apo objektive nuk e gjen veten brenda forcës sonë politike dhe programit të saj.
Kjo për ne nuk përbën asnjë problem, sepse jemi të bindur që në të gjitha rastet, rrugët tona do të bashkohen prapë. Mjafton që ata, të cilët nuk janë dakord me statuskuonë e shëmtuar, ku tre apo katër persona kanë marrë peng gjithë Shqipërinë, të organizohen dhe të strukturohen sipas dëshirës dhe interesave të veta politike dhe të bëhen gati për zgjedhje.
Ne mirëpresim çdo formacion të ri politik, i cili mund të jetë parti, lëvizje, listë, koalicion apo aleancë para ose paszgjedhore, që ka në themel kauzën e ndryshimit të Shqipërisë përmes carjes së rrethimit të këtij sistemi të kalbur politik. Ne i konsiderojmë të gjithë ata persona apo formacione politike si aleatët tanë natyralë, sepse kauzën dhe qëllimin e kemi të përbashkët.
Natyrisht, ne jemi të ndërgjegjshëm për vështirësitë e shumta që ekzistojnë në kornizën ligjore ekzistuese dhe në terren për forcat e reja politike në Shqipëqri, për shkak të vullnetit diabolik të dy aktorëve kryesore për t’i vënë drynin portës së ndryshimit. Por kjo nuk duhet të na dekurajojë dhe të na bëjë të humbasim shpresën, sepse sot që po flasim, sipas stë gjitha sondazheve, kauza jonë është mazhoramcë kushtetuese.
Ne mendojmë se nuk ka asnjë forcë mbi tokë që ta frenojë dëshirën e gjithëpranuar të shqiptarëve për ndryshim, e cila do të derdhet fuqishëm në këto zgjedhje. Por ne nuk mund të presim që kundërshtarët e ndryshimit të na dhurojnë gjë në këtë betejë, sepse kjo është një gjë që nuk ka për të ndodhur.
Ndaj nuk duhet të kemi asnjë hezitim, edhe në rastin më të keq, sikur dakordësimi i deritanishëm Rama-Basha të mbetet në fuqi deri në fund, pra, që praktisht gjithçka të mbetet si më parë.
Ata e kanë të pamundur të na skualifikojnë, edhe pse të gjithë qëllimin final të pazarit e kanë pasur për të ruajtur duart e tyre ndotura nga vjedhja e votave në kaq shumë palë zgjedhje brenda në kutitë e votimit.
Jemi të bindur se bashkë do t’ia dalim t’u imponohemi atyre, mjafton që të jemi të vendosur dhe të përgatitur që tani për ta treguar forcën dhe peshën tonë në zgjedhjet e ardhshme, prej nga do të nisë ndyshimi.
Analisti Neritan Sejamini është shprehur pesimist për Reform...
KLSH ka kallëzuar sot në Prokurori ish-kryetarin e bashkisë ...
Analisti Neritan Sejamini ka treguar skenarin që përdorin po...
Ditët e fundit, propaganda e Republikës së re, ka trumbetuar...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë një takimi që ka ...
Instituti për Studimet Politike ka bërë një vlerësim në lidh...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar deklaratën e djeshme të is...
Disa ditë më parë, kreu i Republikës së re, Lulzim Basha ka ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të akuzojë kr...
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka komentuar raportin e DASH...
Sipas udhëzimit të publikuar nga PD për përzgjedhjen e kandi...
Ish deputeti i PD, Agron Shehaj është larguar i mërzitur nga...
Kryetar i Këshillit Kombëtar në PD, Bujar Nishani ka folur...
Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me disa d...
Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, thotë se PD është e hapur...
Presidenti Ilir Meta shprehet i bindur për pafajësinë e pres...
Një ditë më parë PD prezanoi udhëzimin për përzgjedhjen e ka...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka vizituar Autoritetin e Dosje...
Gazetari Arian Çani shprehet se pas vendimit për rigjykimin ...
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cak...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...