Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Bashkimi Evropian nuk do të hapë kufijtë e jashtëm për shtetasit e shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas 1 korrikut, përveç për Malin e Zi dhe Serbinë.
Kjo supozohet në bazë të një liste, që si aneks i është bashkangjitur një rekomandimi të Këshillit të BE-së, për të cilin ambasadorët e vendeve anëtare, kanë diskutuar në Bruksel, të premten në mbrëmje, për më shumë së gjashtë orë.
Ata në fillim kanë miratuar kriteret që duhet të merren parasysh për të hequr kufizimet për hyrjen e shtetasve të huaj në territorin e BE-së, pastaj në bazë të këtyre kritereve, është përpiluar edhe lista në të cilën janë vëtëm 15 shtete.
Kjo do të thotë se për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën kufizimet do të mbeten, edhe pas ditës së parë të korrikut.
Para më shumë se dy javësh Komisioni Evropian kishte propozuar që për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të hapen kufijtë e BE-së nga 1 korriku, duke marrë parasysh, se atëherë, situata epidemiologjike e koronavirusit ishte e ngjashme, apo edhe më e mirë sesa në vendet e Bashkimit Evropian.
Por, prej atëherë situata është përkeqësuar dukshëm dhe janë shënuar raste të shumta të personave me koronavirus në këto shtete. Kjo ka bërë që ato të bien nga lista e vendeve për të cilat rekomandohet heqja e kufizimeve nga data 1 korrik.
Poashtu, me kusht të reciprocitetit, kufizimet nuk do të hiqen për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por do të hiqen për Kinën. Kjo mund të zemëroj administratën amerikane, por në BE thonë se i kanë marrë parasysh vetëm kriteret reale që kanë të bëjnë me rrezikun nga pandemia, dhe jo ato politike.
Kriteri kryesor për heqjen e kufizimeve për hyrje në BE, ka qënë ai që të ketë pasur më pak se 16 raste për 100.000 banorë në dy javët e fundit.
Burimet e BE-së pohojnë se për një kategori të konsiderueshëm të qytetarëve nuk do të duhej të vlejnë kufizimet, Si shembull, përmenden udhëtimet në BE për punë sezonale në bujqësi, udhëtimet për studime, pastaj për diplomatët, punëtorët shëndetësorë dhe disa kategori tjera.
Po ashtu kufizimet nuk do të vlejnë për personat të cilët do të kalojnë tranzit.
Për personat që kanë vendbanim në shtetet e Bashkimit Evropian nga 1 korriku nuk do të duhej të vlejnë më kufizimet për hyrje në territorin e BE-së.
Lista nuk është përfundimtare dhe ajo mund të ndryshohet në bazë të zhvillimit të situatës epidemiologjike. Për këto rekomandime, deri të shtunën në mbrëmje, duhet të pajtohen qeveritë e vendeve anëtare, ose të mos dërgojnë vërejtje në mënyrë që rekomandimi të konsiderohet si i aprovuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.
Por edhe kur ky rekomandim të bëhet zyrtar në emër të BE-së, u takon shteteve anëtare që të vendosin a do ti hapin, apo jo, kufijtë e tyre për këta shtetas të huaj./REL
Departamenti Amerikan i Shtetit për Monitorimin dhe Luftën e...
Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar portalin e Çim Pekës, pas ...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, rikthehet edhe njëh...
Ndërsa në vendin tonë vijon të rritet numri i personave të p...
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se dy pacientë të prek...
Do të shembet sot ndërtesa që mbante “peng” projektin për nd...
Një tjetër pacient ka ndëruar jetë sot në Spitalin Infektiv,...
Platforma Tring ka rimarrë edhe për tre vite të tjera të dre...
Punonjësit e Transportit Publik në Tiranë janë mbledhur para...
Gjykata e Posaçme e Apelit pritet të japë sot vendimin për p...
Nga Kastriot DervishiNë vitin 1936 Enver Hoxha u gjend në Sh...
Ardian Dvorani ka pranuar largimin nga Këshilli i Emërimeve ...
Prokuroria e Posaçme antikorrupsion ka tërhequr të gjitha do...
Në 76-vjetorin e genocidit grek, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ...
Publikohet historia e panjohur e Nazmi Berishës me origjinë ...
Biznesmeni Mirel Mërtiri ka deklaruar se ai nuk ka lidhje me...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas shkrimit të CNA...
Publikohet foto e paparë e kreut të Republikës së Re, Lulzim...
Një arrestim i pritshëm pas një skandali miliona dollarë në ...
Memorie.al publikohet një dokument te panjohur i nxjerrë nga...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...