web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“PD është marrë peng”/ Hajdari: Demokratët e vjetër nuk kthehen se kanë humbur besimin

24 Qershor 2020, 21:09, Politikë CNA

Deputetja dhe bashkëkryetarja e Komisonit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, ka folur për tentativat e Lulzim Bashës për të rikthyer në gjirin e PD-së demokratët e vjetër.

Hajdari tha se e ka dëgjuar edhe më parë idenë e hapjes së partisë dhe se nuk është se e beson shumë.

Opozitarja theksoi se është e vështirë të kesh figura të vjetra demokratësh në parti, pasi pretendon se nuk kanë besim. Gjithashtu ajo tregoi se momentalisht nuk do të rikthehet në PD edhe sikur t?ja propozojnë një gjë të tillë.

?Partia po cungohet akoma më shumë nga disa individë që e kanë marrë peng. PD nuk mund të mbahet peng nga individë të caktuar por është një forcë e madhe që shtrihet në të gjithë vendin dhe ka kapacitetet për tu shtuar por jo me këtë formë që është sot. Është shumë e vështirë të kthesh individë qoftë mua apo qoftë të tjerë që t?i bësh pjesë të saj. Nëse nuk ke besim s?mund të afrohesh. Janë shumë politikanë që e kanë humbur besimin?, nënvizoi Hajdari në emisonin ?Repolitix?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga