web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ "Luftë" në Korçë, Bylis eliminon Skënderbeun nga Kupa

24 Qershor 2020, 19:34, Sport CNA

Bylis në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Skënderbeut dhe ballshiotëve të Dovedan, që kalon më tej pas triumfit 1-0 në sfidën e parë.

Malçi dhe portieri Festim Miraka ishin heronjtë që i dhuruan kualifikimin Bylisit në një ndeshje tepër të luftuar, ku nuk munguan episodet e çuditshme, siç ishte ai i fundit të pjesës së parë kur gjyqtari Jorgji akordoi penallti për ballshiotët, por më pas e anuloi.

Korçarët gjetën të parët golin e avantazhit me Mensah në minutën e 34-të, ndërkohë që Malçi, i sapofutur në lojë, barazon shifrat në minutën e 76-të.

FT: SKËNDERBEU ? BYLIS 1-1

Mensah 34? / Malçi 76′ 

KOMENTI LIVE: 

76′ GOOOOOOL BYLIS 1-1/ Vendoset baraspesha në Korçë. I sapofuturi Malçi gjen rrugën e rrjetës pas asistit të Mëllugjës. Në festë ballshiotët. 

45+3′ Gjyqtari Jorgji ndryshon vendimin. Ka përplasje mes futbollistëve dhe zv.trajnerit të Skënderbeu, Gentjan Liçi. Loja ndërpritet për disa minuta. Liçi ndëshkohet me karton të kuq. Protestojnë ashpër ballshiotët.

45+1′ Pas një dueli mes Pëllumbit dhe Mëllugjës, ky i fundit rrëzohet në zonë, gjyqtari Jorgji akordon fillimisht 11-metërsh për ballshiotët. Një moment tepër i dyshimtë. Protestojnë korçarët.

34? GOOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Zhbllokohet sfida! Mensah kalon në avantazh korçarët pas asistit fantastik të Imamit. Dedikimi është i gjithi për Jorgo Meksin. 





Lajmet e fundit nga