Ronaldo rikthehet te goli, Juventus triumfon ndaj Bolognas dhe vazhdon marshimin
Juventusi ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme sa i përk...
Efiong Ekemini Ejoh është një personazh interesant. Sulmuesi i Apolonisë mbërriti në Shqipëri përpara gati 4 vjetësh, me sugjerimin e menaxherit Abraham Aleçenu, ish-futbollisti nigerian që ka luajtur për disa skuadra në vendin tonë, madje është shpallur kampion me Dinamon, Tiranën dhe Elbasanin.
Ejoh e nisi nga Dinamoja dhe aktualisht është pjesë e Apolonisë. Pa mbushur ende 24 vjeç, është një futbollist me cilësi të mira, që ende nuk i ka shfaqur siç duhet. Në Kupë kundër Kukësit dhe në derbin me Lushnjën shpalosi vlera nga arsenali i tij, duke shënuar 3 gola, ndonëse trajneri Mërgjyshi i ngarkoi detyra mbrojtëse.
Ndaj Pogradecit u ndëshkua me karton të kuq në fund, pasi goditi Liçkollarin, por, siç shprehet Ejoh, në atë ndeshje u godit dhe fye gjithë kohës. Në një intervistë ekskluzive për ?Panorama Sport?, ai rrëfen gjithçka mbi përvojën në Shqipëri.
Cila është familja e Ejoh? Nga sa pjesëtarë përbëhet ajo?
Kam lindur në Lagos të Nigerisë. Jemi një familje e përbërë prej 5 vetash: dy prindërit dhe 3 vëllezër, motra nuk kam. Unë jam fëmija i madh i familjes sime.
Cili është statusi i Ejoh? Beqar, i fejuar, i martuar?
Momentalisht jam beqar.
I dashuruar? Në një lidhje?
(Heziton paksa, qesh) Jo, jo, as diçka e tillë. Është ende herët, mendoj. Jam i fokusuar te futbolli për momentin.
Pro apo kundër një bashkëshorteje shqiptare?
Pyetje interesante? Nuk e kam menduar ndonjëherë. Nuk e di, kur ta mendoj, jua them. E përsëris që për momentin jam i përqendruar te karriera.
Si mbërritët në Shqipëri? Kur keni ardhur për herë të parë?
Për herë të parë kam ardhur më 24 gusht 2016. Ishin sugjerimet e disa miqve të mi dhe menaxherit tim për të luajtur me Dinamon. Aty kam pasur përvojën time të parë në futbollin shqiptar, për të vazhduar më tej me ekipe të tjera.
Ku keni luajtur përpara se të vinit në Shqipëri?
Jam aktivizuar vetëm në Nigeri, në Ligën e Dytë, por të mos harrojmë që kam qenë vetëm 19 vjeç atëherë.
Çfarë ju ka bërë më tepër përshtypje në Shqipëri?
Më ka pëlqyer bregdeti juaj, plazhet. Shqipëria ka një natyrë të bukur bregdetare dhe plazhe mahnitëse. Janë vende ku mund të kalosh pushime relaksuese.
Çfarë nuk ju ka pëlqyer në Shqipëri?
Mentaliteti jo i shëndoshë te shumë njerëz. Është për të ardhur keq.
Cili është ushqimi juaj më i preferuar në Shqipëri?
Fasulet (qesh).
Cili qytet ju ka pëlqyer më shumë në Shqipëri?
Saranda, Vlora, Tirana dhe pa dyshim Fieri. Ka vende të bukura Shqipëria.
Dinamo, Laçi, Turbina, Besa, Shkumbini, Apolonia. Ku është ndier më mirë Ejoh?
Kudo kam kaluar shumë mirë dhe pa asnjë problem, me përjashtim të Turbinës. Në Cërrik kam jetuar duke ngrënë qofte e qepë dhe me lekë borxh. Nuk dua as ta kujtoj më atë kohë?
Ka pasur në Shqipëri shenja racizmi ndaj jush?
Po, shpesh madje. Edhe duke ecur në rrugë, ka njerëz që qeshin, përqeshin dhe tallen, por kam mbajtur distancë dhe nuk kam reaguar. Kjo gjë lidhet me mentalitetin jo të shëndoshë të disa njerëzve, që e thashë edhe më lart.
Juventusi ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme sa i përk...
Milani e ka rinisur në formën më të mirë të mundshme kampion...
Është ndarë nga jeta ditën e sotme, përgatitësi i njohur atl...
Kriza financiare ulet këmbëkryq në futbollin shqiptar. Sot l...
Milani do të luajë me Leçen ditën e sotme në transfertë duke...
Barcelona dëshiron të hapë dyert dhe ta mbushë në mënyrë të ...
Duke parë krizën e golit me të cilën po përballet, “Gazzetta...
Pas 6 viteve pjesë e Partizanit, Lorenc Trashi ka vendosur t...
Në Beograd është përhapur paniku pas konfirmimit nga Ylli i ...
UEFA ka publikuar renditjen e 20 klubeve më të mira në Evrop...
Situata e Majkëll Ngo te Tirana mbetet e paqartë. Sulmuesi a...
Ndeshja e javës së 30-të në La Liga, ndërmjet Real Sociedadi...
Futbollisti i Bajern Mynihut II Leon Dajaku pritet të aktivi...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë. Futbollisti Luc...
Elseid Hysaj do largohet nga Napoli. Shqiptari duket se ka v...
Gledi Mici nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës së Tetovës, pas...
Lorenc Trashi ka firmosur kontratën e jetës. Mbrojtësi i kra...
Juventus do të rikthehet të luajë në Serie A sonte në mbrëmj...
Humbja në Laç nuk do të kalojë në heshtje. Këtë herë në “kat...
Po ikën Murinjo, e jo më unë…”, ishte kjo deklarata e Orges ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...