web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha ngre akuza të forta / Rama ka harxhuar 700 milionë euro për projekte fasadash korruptive

23 Qershor 2020, 14:00, Politikë CNA

Kryetari i Republiiës së Re Lulzim Basha, ka shkuar ditën e sotme pranë  banorëve të Zall Bastarit, të cilët jetojnë kryesisht me të ardhurat nga toka dhe prodhimet bujqësore.

Basha deklaron se fermerët e Zall Bastarit janë në kushtet e mbijetesës dhe në nevojë ekstreme për mbështetje nga shteti.

Kreu i opozitës thotë se pandemia e ka rrënuar edhe më tej ekonominë e këtyre familjeve, pasi çmimet janë rritur, fuqia blerëse dhe punimi i tokës po bëhet gjithnjë e me kosto më të lartë.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama për 7 vite me radhë ka harxhuar 700 milionë euro për projekte fasadash korruptive, duke i lënë shqiptarët të vetëm në varfëri dhe mjerim.

?Në 7 vite, fshatarët e Zall Bastarit dhe gjithë Shqipërisë janë përballur vetëm me propagandë. Taksat janë rritur, çmimi i naftës dhe i energjisë është rritur, produktet e importit janë favorizuar, subvencionet dhe investimet në infrastrukturën bujqësore kanë munguar. Për 7 vite me radhë RAMAVIRUSI ka harxhuar 700 milionë euro për projekte fasadash korruptive, duke i lënë shqiptarët të vetëm në varfëri dhe mjerim.

Për mua dhe PD, bujqësia do të jetë prioritet, sepse duke mbështetur fermerët ne ndihmojmë ekonominë tonë, rrisim punësimin dhe zhvillimin. Paketa jonë e subvencioneve, e cila do të jetë të paktën sa e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të shkojë direkt tek fermeri në bazë të prodhimit të tij. Do të heqim taksën ?Rama? mbi naftën që do të sjellë dhe ulje të çmimit të saj.

Do të akordojmë një fond prej 50 milionë eurosh në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore.
Ne synojmë që prodhimet tona të jenë një vlerë e shtuar për turizmin, çka do të mundësonte rritje të të ardhurave për fermerët e më shumë mirëqenie për çdo familje.

Do t’i japim mbështetje prodhimit vendas dhe do të nxisim eksportet. Ne do të bëjmë gjithçka që t’i japim mundësinë njerëzve punëtorë e të palodhur të këtij vendi të shfrytëzojnë pasuritë që na ka dhënë natyra dhe së bashku t’i shndërrojmë ato në të mira materiale për çdo shqiptar?, shkruan Basha në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga