web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Lojë e shpifur, dashakeqe dhe e turpshme”/ Shpërthen Florjan Binaj: Do të përballemi në gjykatë

20 Qershor 2020, 12:29, Lifestyle CNA

Pas konfirmimit se ishte prekur nga Coronavirus, Florjan Binaj ka reaguar në lidhje me një lajm të raportuar në Report TV, ku thuhet se aktori ka infektuar një tjetër person me Covid 19 pasi ka qenë në një festë e cila është organizuar në Përmet fundjavën e kaluar.

Aktori ka shpërthyer në një postim në rrjetet sociale duke u shprehur se kjo është një lojë e shpifur, dashakeqe dhe e turpshme që po bëhet për të hedhur baltë mbi figurën e tij.

Gjithashtu ai shton se përgjegjësit për këtë lajm do të përballen me të në gjykatë.

?Pashë një lajm tek Report Tv që aktori i Portokallisë ka infektuar me Covid 19 qytetin e Përmetit dhe se personi i infektuar më paska takuar në një party në Përmet para një jave?emrin e të infektuarit nuk mund ta bëjmë publik për arsye etike ndërsa emrin tim e bënë llum?

Sa  për sqarim, në Përmet kam qenë me datë 7 Qershor dhe jo para një jave?S?kam qenë në asnjë party dhe s?kam takuar asnjë që nuk e njoh! Kjo është një lojë e shpifur, dashakeqe, e turpshme, e bërë për të ulur dhe hedhur baltë mbi figurën time! E vërteta do dali në shesh shumë shpejt ndërkohë që report tv dhe ata që kanë sajuar këtë lajm do të përballen në gjykatë me mua!?, shkruan Binaj në postimin e tij./ CNA.al





Lajmet e fundit nga