web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-“Fluturonin” me makinë në Tiranë/ Radari i kap mat, 9 shoferëve u hiqen patentat

14 Qershor 2020, 06:05, Kronika CNA

Pas heqjes së masave kufizuese si pasojë e COVID-19, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka shtuar kontrollet duke përdorur dhe bazën logjistike me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Prej katër orësh kontroll, duke u stacionuar me Radar në mbikalime dhe me patrulla mbështetëse në aksin rrugor, janë evidentuar 9 drejtues mjetesh të cilëve u është tërhequr Leja e Drejtimit dhe do dërgohen në OASH, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin e normës së lejuar, shpejtësi që varionte nga 139 km/h deri në 166 km/h, në një orar ku rruga ishte me trafik të plotë dhe rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është i madh

?Mos nxitoni për të arritur fundin, vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
# PerdoruesRrugeVleresoniJeten
# RespektoniRregullat?, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga