web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rritja e frikshme e rasteve të reja/ Ku “çalon” çështja e “shpërthimit” të Covid

14 Qershor 2020, 09:28, Lifestyle CNA

Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar numri më i lartë i rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë.
Nga 362 teste të kryera, kanë rezultuar pozitiv me Covid, 57 persona, duke shënuar kështu rekord të numrit të rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë. Shifrat kanë pasur herë pas here luhatje të mëdha, rënie dhe ngritje të dukshme.

Por çfarë nuk shkon?
Kujtojmë se gjatë muajit mars, numri më i lartë i personave të infektuar arriti 28 persona, por ajo që vihet re është numri i ulët i testimeve të kryera gjatë muajit të parë të pandemisë.
Në datën 26 mars, kur është arritur numri më i lartë i të infektuarve,28 persona, sipas të dhënave zyrtare janë kryer vetëm 103 testime.

Edhe në datën 3 prilli u shënua një numër i lartë rastesh të reja, që shkonte tek 27 të infektuar, ndërsa numri i testimve ishte 112 persona në 24 orë.
Në datën 4 prill, vihet re një rritje e numrit të testimeve, gjë që ka sjellë edhe rritjen e numrit të rasteve të reja me Covid.
Nga 216 persona të testuar janë konfirmuar 29 raste të reja.
Pra, siç shihet nga të dhënat zyrtare, rritja e numrit të testimeve ka sjellë edhe rritjen e numrit të rasteve të reja me koronavirus.

Gjatë muajit të parë të fillimit pandemisë, numri i testeve ka qenë më i ulët krahasuar me numrin e testeve të kryera gjatë këtij muaji.
Dita e djeshme po ashtu shënoi një rritje të ndjeshme të rasteve të reja. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë u kryen 270 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilët 47 rezultuan pozitiv.
Logjikisht me rritjen e testimeve gjurmohen më shumë raste, të cilët mund te jenë edhe asimptomatikë ndaj koronavirusit./CNA.al





Lajmet e fundit nga