Pas humbjes së gjyshes së saj, Rita Ora prek me dedikimin për të/ “Do të më mungosh çdo ditë”
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, dy ditë më ...
Situata e pandemisë në Shqipëri është përkeqësuar ndjeshëm në 6 ditët e fundit. Mjeku i njohur, Dr. Pipero thotë për Deutsche Wellen, se virusi edhe pse i dobësuar vazhdon të na infektojë e ta vërë jetën tonë në rrezik.
Dy javë pas heqjes së të gjitha masave kufizuese të karantinës prej 80 ditësh, kurba e prekjes nga virusi COVID-19 arriti të shtunën në Shqipëri, (13.06.2020) pikën e saj më të lartë që nga fillimi i epidemisë, në 9 marsin e kaluar: 48 raste të reja.
Situata është përkeqësuar ndjeshëm në 6 ditët e fundit. Autoritetet e shëndetësisë pohojnë se numri total i të infektuarve arriti të shtunën në 1464, ai i rasteve aktive në 389. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar 1039 të infektuar, janë testuar 20. 132 persona dhe kanë vdekur 36 vetë. Vatra më e nxehtë vazhdon të mbetet Tirana me 220 të infektuar. Në Spitalin Infektiv të Qëndrës Spitalore Universitare,? Nënë Tereza? (QSUT) janë të shtruar 52 pacientë, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 1 i intubuar.
Dr. Pipero: COVID-2019 nuk ka ikur
Dr. Pëllumb Pipero, infeksionist i mirënjohur, që me ekipin e tij vazhdon të jetë në krye të betejës kundër virusit corona në Spitalin e Sëmundjeve Infektive në QSUT thotë për DW se “shtimi i rasteve pozitive të infektuara me COVID ? 19, ishte i pritshëm, pasi hapja totale ka rritur mundësitë e eksppozimit ndaj virusit. “Por shifrat kaq të larta dhe të shoqëruara me shtrime në spital janë të papritura. Mendoj se ka një shkujdesje që shkon deri tek ideja se virusi “iku?. Por ai vazhdon të qarkullojë, të jetë mes nesh? thotë Dr. Pipero për DW.
Mosrespektimi i masave
Shkujdesja është e dukshme. Në tregjet e fundjavës, baret dhe kafenetë e TIranës kryeqytetasit janë pa maska dhe rrinë fare pranë njëri tjetrit. “Duhet respektuar distanca sociale, vendosur maskat në mjedise publike apo në grumbullime në vende publike, duhen respektuar protokollet në bare, restorante, madje edhe në institucionet shëndetësore. Rasti i prekjes nga virusi Corona i 15 mjekëve dhe infermierëve në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, nga një paciente pozitive me këtë virus, është më seriozi?, shpjegon arsyet e kësaj situate Dr. Pipero.
Ai thekson se 218 rastet e reja në 6 ditët efundit u “përkasin të gjitha moshave mbi 40 vje?, por të sëmurët kronikë rezultojnë të jenë në forma më të rënda të prekjes nga virusi corona? vë në dukje ai.
Epidemia COVID-19 vazhdon të jetë nën kontroll
Shifra rekord e rasteve të reja nuk e kanë nxjerrë jashtë kontrollit epideminë. “Po punohet fort nga specialistet e shëndetit publik për t’i ndërgjegjësuar qytetarëtr se rreziku nga prekja prej virusit është i pranishëm pasi ai është ende mes nesh. Edhe pse është i dobësuar në krahasim me fillimin e epidemisë dhe kohën e karantinës virusi vazhdon të na infektojë dhe ta vërë jetën tonë në rrezik, nëse nuk vazhdojmë të ruajmë distancën fizike, të vendosim maskën në mjedise publike dhe të kemi higjenën e duarve? thekson për DW, Dr. Pipero.
Masat kufizuese të autoriteteve në Shqipëri kanë qënë ndër më të rreptat në rajon dhe BE para hapjes totale. Organizata të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut, sidomos Komiteti i Helsinkit, kanë kritikuar qeverinë Rama për shkelje të të drejtave të njeriut, edhe pse e drejta për jetën mbetet prioritare. Për të përballuar vërshimin e rasteve gjatë karantinës qeveria ndryshoi edhe Kodin Penal, duke ligjëruar masa shumë të rrepta për shkelësit e karantinës.
Në këto rrethana a mund të flitet në Shqipëri për ” imunitet të tufës?, shprehje kjo e përdorur në krye të herës nga kryemnistri britanik Boris Jonhson, një nga të mbijetuarit prej prekjes së virusit Corona në fillim të marsit të kaluar? “Në Shqipëri është ende herët për të folur për “imunitet tufe?. Madje nuk mund të flitet edhe për ato vende ku masat e distancimit social nuk kanë qënë detyruese, si është rasti i Suedisë? thotë Dr. Pipero.
Rikthimi në karantinë? Nuk rekomandohet, pa efikasitet
Maqedonia e Veriut, fqinja e Shqipërisë, riktheu masat kufizuese për shkak të rritjes së rasteve të reja pas hapjes totale të vendit. Autoritetet kanë paralajmëruar se nëse popullsia shpërfill rrezikun e pranishëm nga virusi corona. masat shtrënguese mund të kthehen.
“Nuk besoj, se kjo do të ndodhë edhe në Shqipëri. Për Shqipërinë nuk do ta rekomandoja. Masat shtrënguese nuk janë tanimë efikase. Mjafton respektimi nga popullata i distancës sociale, vendosja e maskës në mjedise publike, higjena e duarve. Kurse për autoritetet e shëndetësisë dhe stafet e mjekëve mjafton ndjekja e rasteve klinike, testimi i tyre, lokalizimi i rasteve të kontaktit dhe i vatrave te infektimit për të vazhduar të kemi nën kontroll epideminë në këtë fazë të dytë të zhvillimit të saj? thotë për DW , Dr. Pipero./DW
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, dy ditë më ...
Këngëtarja e famshme Ariana Grande ka shpenzuar rreth 13.7 m...
Reperi shqiptar Getinjo, ditën e sotme ka festuar 29 vjetori...
Ish balerina Yaela Vonk nga Hollanda i ka habitur të gjithë ...
Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të dashura dhe të ...
Erjona Sulejmani është një nga modelet më të komentuara për ...
Moderatorja e sportit Leila Kraja është një nga vajzat më të...
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është shprehur ...
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se vijon të rritet num...
Mjeku i Spitalit Infektiv, profesor Tritan Kalo i ka drejtua...
Gjatë 24 orëve të fundit, në Krujë janë regjistruar tetë ras...
Mesude largohet së bashku me Bursa dhe Metinin largohet për ...
Irisi u zgjodh “Playmate July 2013”, titull që e jep revista...
Kinsey Wolanski është modelja e cila bëri xhiron e rrjetit t...
Në 24 orët e fundit tre raste të reja të prekur nga Covid-19...
Modelja australiane e fitnesit Tammy Hembrow është një nga i...
Nuk kanë munguar të qeshurat dhe lojrat e aktorëve me njëri ...
Nënat që ushqejnë fëmijët e tyre me gji nuk e transmetojnë k...
Ylli i televizionit dhe modelja e Instagramit, Alexandra Can...
Për reperin Ledri Vula sot është një ditë feste pasi babai i...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...