web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapet gomonia me 3 milion euro drogë/ Në pranga dy skafistët shqiptarë

7 Qershor 2020, 14:37, Kronika CNA

Një gomone me 300 kg marijuanë e 10 kg hashash, e cila drejtohej nga dy shqiptarë, është bllokuar në Lece të Italisë.

Mediat italiane bëjnë me dije se gomonia u bllokua në brigjet e San Cataldo nga një anije e shpejtë patrullimi e Guardia Di Finanza.

Në pranga janë vënë 2 skafistë shqiptarë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Vlera e drogës do të sillte në treg një përfitim prej 3 milionë euro.

Gomonia është kapur në afërsi të ujërave të San Katalado në provincën e Leçes në një operacion të ekzekutuar nga roja bregdetare e Tarantos dhe nga Guardia di Finanza e Barit./CNA.al





Lajmet e fundit nga