web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Çim Peka gënjeshtar"/ E thotë Ambasada Amerikane

3 Qershor 2020, 11:31, Politikë CNA

Gazetari Çim Peka deklaroi një ditë më parë,se  kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pasur një debat të ashpër me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, të cilës sipas tij i është drejtuar ashper duke i thënë ?Nuk jam Luli Basha, por jam kreu i opozitës?.

Trillime që në fakt Çim Peka i thotë shpesh kur ?fle? me Ilir Metën.

Por, ndërkohë ka ardhur një reagim nga ambasadorja Kim, e cila  ka hedhur poshtë zërat për një debat me kryedemokratin, duke sqaruar se e thërret ?Luli? pasi janë kolegë dhe miq.

?Kjo është e pakuptimtë. Ai më quan ?Yuri? dhe unë e quaj ?Luli?. Pse? Sepse ne jemi kolegë dhe miq.?- shkruan Yuri Kim.

Nga reagimi i ambasadores duket qartë se Çim Peka gënjen publikisht. Dhe në fakt nuk është hera e parë, pasi është i njëjti person që paralajmëroi edhe për tërmetin./ CNA.al

Çim Peka i ?përgjon? telefonin Bashës/ Zbulon bisedën me Yuri Kim





Lajmet e fundit nga