web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykata Kushtetuese favorizon Hashim Thaçin/ Kosova nuk do shkojë në zgjedhje të parakohshme

28 Maj 2020, 21:04, Kosova & Bota CNA

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur në favor të Presidentit Hashim Thaçi për qeverinë e re.

Kushtetuesja më vota unanime ka marrë vendimin që shteti i Kosovës të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme, por të krijohet një qeveri e re.

Kështu i është hapur rruga kandidatit për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotit që të krijojë qeverinë. Sipas gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dekreti i Thaçit nuk është antikushtetues.

?Në vlerësimin e Dekretit [nr. 24/2020] të 30 prillit 2020 të Presidentit të Republikës së Kosovës, përmes së cilit ?Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës?, Gjykata, vendosi: (i) njëzëri që kërkesa e parashtrueseve të kërkesës është e pranueshme; (ii) njëzëri që Dekreti i kontestuar i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës; (iii) me shumicë që Dekreti i kontestuar është në përputhshmëri me paragrafin (14) të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës; (iv) njëzëri që të shfuqizohet masa e përkohshme e përcaktuar përmes Vendimit të 1 majit 2020; dhe (v) njëzëri që të refuzohet kërkesa për seancën dëgjimore.?, thuhet në vendim./ CNA.al





Lajmet e fundit nga