Spanja kërkon rregulla të përbashkëta për rihapjen e kufijve
Spanja ka kërkuar nga partnerët e Bashkimit Evropian që të v...
Turqia i joshi refugjatët në kufirin me Greqinë. Por megjithatë BE-ja mbeti për ta e paarritshme. Tani refugjatët ndodhen sërish të bllokuar në Turqi.
Shumë refugjatë në Turqi po përjetojnë odisenë e imponuar prej politikës turke. Disa qindra syresh u transportuan me autobusë në brigjet e detit Egje dhe u lanë atje në mëshirë të fatit. Synimi ishte që refugjatët duke mbetur në situatë pa rrugëdalje të detyroheshin të largoheshin vet prej Turqisë, kritikojnë aktualisht mbrojtësit e të drejtave të njeriut.
Fati i familjes Azimi është i ngjashëm me odisenë e përjetuar edhe nga mijëra të tjerë. Familja me shtatë pjestarë është arratisur para tre vjetësh nga Afganistani në Turqi. Në fakt ata donin prej kohësh të kishin mbërritur në Europë. Por në vend të kësaj ata mbetën në një periferi të Stambollit. Prej javësh ata nuk kanë më guxim të kthehen në shtëpi – nga frika prej virusit Corona si edhe rreziku se mund t’i dëbojnë. Ata pranojnë në shtëpi vetëm vullnetarët që ndihmojnë si Yasar Muhammad. Kur i viziton ata ai u mat temperaturën dhe jep kupona për ushqime.
Edhe pak bukë, domate dhe limona e ullinj për fëmijët ka sjellë ai me vete, ndonëse e ka të qartë, që këto nuk janë më shumë se sa vetëm një vakt ushqimi. Familja ka frikë gjithashtu, se mos preken nga virusi, pasi ata nuk kanë sigurim shëndetësor. Në Turqi ata ndihen të padëshiruar.
Muhammed Yasar thotë se ?vazhdimisht refugjatët i nxjerrin nga shtëpitë, madje edhe kur ata janë në gjendje të paguajnë qiranë. Këtë e kemi përjetuar shpesh.” Në fund të shkurtit ashtu si dhjetra mijë refugjatë të tjerë familja Azimi mbërriti në kufi. Më parë qeveria turke pati deklaruar, se për ta do të hapej rruga për në Europë. Por nga ana tjetër Greqia i mban të mbyllura hermetikisht portat për në BE. Tentativa të veçuara për ta kaluar me dhunë kufirin kanë dështuar.
Djali i madh i familjes Reza Azimi tregon se çfarë kanë përjetuar ata në kufi: ?Ne vendosëm një çadër. Çdo ditë na thonin, që sot ose nesër mund të kaloni në anën tjetër të kufirit. Çdo ditë na kanë mashtruar.” Edhe nëse ndokush ia ka dalë të kalojë në anën grek, e kanë dëbuar me dhunë sërish në Turqi.
“Jeta jonë është pa perspektivë”
Një muaj rresht Reza Azimi dhe të tjerët qendruan në kufi në mes të të ftohtit dhe pisllëkut – derisa një natë u erdhi policia turke: ?Ata na nxorrën me forcë nga çadrat. U vunë zjarrin sendeve tona. Na hipën nëpër autobusë dhe udhëtimi zgjati 20 orë. Për të ngrënë na jepnin vetëm bukë thatë. Nuk na lejonin të zbrisnim nga autobusi.” Familjen e dërguan në Malatya 1400 km larg – në një strehimore karantine.
Që andej ata pas disa ditësh u kthyen në afërsi të Ankarasë. E më në fund refugjatët përfunduan nga kufiri grek nëpër rrugët e Turqisë. Këtë fat pati edhe familja Azimi. Opinioni ndërkombëtar as që do t’ia dijë për fatin tonë, thonë ata.
Reza Azimi: ?Ne po përdoremi si lodër në duart e politikës. Këtë tashmë e kupton kushdo, jo vetëm refugjatët, por edhe bashkësia ndërkombëtare.” Në fund të odisesë së tyre ndihmësi vullnetar i refugjatëve Muhammed Yasar i heq ata nga rruga dhe i strehon në një apartament me dy dhoma, të cilën ata e ndajnë me një familje tjetër refugjatësh. Se sa do të qendrojnë ata këtu, kjo është e pasigurtë.
?Tani është edhe virusi Corona në qarkullim. Rruga për në Europë është e mbyllur dhe këtu ne nuk lejohemi të punojmë. Jeta jonë është pa perspektivë. Kur pyes për punë, më thonë, se të huajt nuk i marrin,” tregon Reza. Ëndrra për në Europë ka dështuar për familjen Azimi. Turqia nuk do t’i mbajë ata dhe në Afganistan ata nuk mund të kthehen. Ata përpiqen të jetojnë disi me bukë, domate e disa ullinj. Dhe janë në pritje, që Turqia t’i pranojë. Ose që Europa të hapë kufijtë për ta./ DW
Spanja ka kërkuar nga partnerët e Bashkimit Evropian që të v...
Në një ceremoni solemne të hënën, me rastin e Ditës së Përku...
Kosova ka hyrë në javën që cilësohet vendimtare për situatën...
Ndërron jetë në Klinikën Infektive të Kosovës një 59-vjeçar ...
Britania e Madhe ka regjistruar një ulje të ndjeshme të numr...
Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i ngarkuar e...
Në stereotipet e armikut të qeverisë amerikane nën Donald Tr...
Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka hequr gjendjen e jashtë...
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën s...
Duke filluar nga dita e sotme Madridi dhe Barcelona janë rih...
Greqia do të hapet më shpejt nga sa ishte parashikuar, edhe ...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime pwr udhëtimet për...
Një nga teoritë konspirative më të përhapura, por edhe më le...
“Të paktën 107 njerëz u infektuan me koronavirus në një mesh...
Qeveria franceze, nuk dëshiron që këtë verë, qytetarët e saj...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK...
Këtë të dielë, Spanja ka raportuar për 70 viktima nga korona...
Lokalet dhe restorantet në Greqi po përgatiten të rihapen ne...
Britania duket se është e gatshme për të hapur dyert për nxë...
Gjatë 24 orëve të fundit, Italia ka raportuar 50 humbje jetë...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...