web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shënohet numri më i lartë i personelit shëndetësor të prekur nga Covid-19/ Infektohen 7 infermierë të QSUT

27 Maj 2020, 09:26, Lifestyle CNA

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se 13 persona, mes të cilëve pacientë dhe personel shëndetësor, rezultojnë të prekur nga Covid-19, në QSUT.

?Nga një hetim i thellë epidemiologjik, rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.?-tha Dr. Flutura Beqo, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ndërkohë, burime për CNA.al bëjnë të ditur se nga këta 13 të infektuar, 7 prej tyre janë infermierë të QSUT-së.

Mesa duket lirimi i masave dhe ndoshta pakujdesia ka bërë që të kemi numrin më të madh të personelit shëndetësor të prekur nga Covid-19, në një ditë, në vendin tonë.





Lajmet e fundit nga