web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“PD s'ka sjellë asnjë propozim”/ Gjiknuri: Çështja e sistemit zgjedhor nuk realizohet brenda 31 majit

26 Maj 2020, 17:01, Politikë CNA

Bashkëkryetari i Komisionit Zgjedhor Damian Gjiknuri, deklaroi pasditen e sotme se Partia Demokratike nuk ka dërguar asnjë propozim në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Ndonëse PD ka thënë se ka bërë disa propozime, Gjiknuri e ka mohuar këtë dhe ka deklaruar të kundërtën.

?Ne nuk fshihemi në qëndrimet tona, për hir të konsensusit jemi të hapur të diskutojmë edhe për një tjetër sistem zgjedhor. Deri më tani PD nuk ka sjellë asnjë propozim në tryezën e Reformës Zgjedhore. Ne kemi qenë me parimin që sistemi të mos preket për momentin?, u shpreh ai në Abc News.

Ndërkohë për afatin e 31 majit, socialisti theksoi se asnjëri nuk ka hequr dorë dhe dha shpresa se deri më 31 maj mund të ketë marrëveshje politike, por sipas tij nuk mund të realizohet totalisht çështja e sistemit zgjedhor.

?Asnjë njeri nuk ka hequr dorë nga afati i 31 majit. Kam thënë që deri në 31 maj kemi mundësi të gjejmë marrëveshjet politike me njëri-tjetrin. Më pas jam shprehur se zbardhja e marrëveshjeve politike të arritura mund të marrë disa ditë dhe është nuk është problem nëse merr disa ditë më shumë. 31 është një datë shumë e rëndësishme. Por çështja e sistemit zgjedhor kërkon shumë kohë dhe nuk mund të realizohet brenda 31 majit. Palët që në fillim kanë rënë dakord që çështja e sistemit meqënëse prek Kushtetutën do të kërkojë një konsultë shumë më të gjerë dhe nuk besoj që brenda 31 majit të mund të adresonim ribërjen e sistemit zgjedhor?, nënvizoi ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga