web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta bën “paqe” me mazhorancën/ Dekreton tre ligje

26 Maj 2020, 11:28, Politikë CNA

Përtej tensioneve dhe përplasjeve të forta që ka pasur me mazhorancën, presidenti Ilir Meta ka dekretuar tre ligje.
Presidenca bën të ditur se Meta, ka dekretuar Ligjin nr. 52/2020 ?Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011, ?Për lejet e mjedisit?, të ndryshuar?; dhe Ligjin nr. 53/2020 ?Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 431, datë 9.6.2011, ?Për mbrojtjen e mjedisit?, të ndryshuar?.

Presidenti argumenton se të dyja këto ligje synojnë thjeshtësimin e procedurave administrative dhe ndryshimin e sistemit prej tre nivelesh të lejeve të mjedisit. Ligji sjell një rishikim të listës së bizneseve që deri më sot kishin detyrimin për t`u pajisur me leje mjedisi të tipit ?C?, për ato aktivitete me ndikim të ulët në mjedis, duke ndikuar direkt në uljen e kostove për bizneset e vogla që nuk shkaktojnë ndotje të mjedisit, në varësi dhe të kapacitetit prodhues.

Gjithashtu Meta ka dekretuar edhe Ligjin nr. 57/2020 ?Për pyjet?.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e 3 ligjeve:
1. Ligjin nr. 52/2020 ?Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011, ?Për lejet e mjedisit?, të ndryshuar?; dhe

2. Ligjin nr. 53/2020 ?Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 431, datë 9.6.2011, ?Për mbrojtjen e mjedisit?, të ndryshuar?.
Të dyja këto ligje synojnë thjeshtësimin e procedurave administrative dhe ndryshimin e sistemit prej tre nivelesh të lejeve të mjedisit. Ligji sjell një rishikim të listës së bizneseve që deri më sot kishin detyrimin për t`u pajisur me leje mjedisi të tipit ?C?, për ato aktivitete me ndikim të ulët në mjedis, duke ndikuar direkt në uljen e kostove për bizneset e vogla që nuk shkaktojnë ndotje të mjedisit, në varësi dhe të kapacitetit prodhues.

3. Ligjin nr. 57/2020 ?Për pyjet?.
Ky ligj, i hartuar përmes asistencës së projektit ?Mbi kuadrin rregullator të sektorit të pyjeve?, me mbështetjen e qeverisë suedeze, sjell një rregullim të ri sektorial për pyjet dhe përafron pjesërisht dy rregullore të Bashkimit Europian. Forcimi në terma të qartë në ligj, duke filluar nga dispozita e qëllimit të ligjit, të nevojës për mbrojtjen e pyjeve si pasuri me rëndësi të veçantë, për vlerat e mëdha dhe të pazëvendësueshme në mbrojtjen e klimës, të tokës, ruajtjen dhe përmirësimin e potencialeve prodhuese, të ekuilibrave të mjedisit natyror, biodiversitetit, burimeve gjenetike dhe regjimit hidrik, si detyrime me interes kombëtar dhe ndërkombëtar, është për t`u vlerësuar.





Lajmet e fundit nga