web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta e thotë hapur/ “Për Ramën kam lënë vajzën në rrugë”

25 Maj 2020, 21:21, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta është pyetur mbrëmjen e sotme për marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama.

Meta tha se marrëdhëniet me Ramën dhe qeverinë janë vetëm institucionale dhe është shprehur i gatshëm që ta presë në çdo moment kryeministrin në takim.

Kreu i Shtetit tregoi në emisionin “Opinion” edhe një rast kur kishte lënë vajzën në rrugë dhe kishte ikur të takonte Ramën.

?Më ka kërkuar, kam qenë duke çuar vajzën në aeroport. I thashë e ke urgjente, më tha po. E lashë vajzën rrugëve dhe shkova se jam President. Unë si President jam shprehur i gatshëm gjithmonë dhe kam bërë detyrën time në rrugë institucionale”, deklaroi Meta./ CNA.al





Lajmet e fundit nga