web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Do iki nga Shqipëria”/ Renato Mekolli “shuplakë” Ramës: Po falimentoj, shteti s’më ndihmoi

26 Maj 2020, 18:37, Politikë CNA

Shefi i kuzhinës dhe biznesmeni Renato Mekolli, ka reaguar lidhur me masat e qeverisë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mekolli i kundërshtoi këto masa dhe ngriti akuzat se qeveria nuk i ka dhënë asnjë ndihmë, ndonëse kanë tre muaj pa punë.

?Jemi në një situatë tragjike. Restorantet prej 3 muajsh nuk kanë punë. Ndihmë nga shteti nuk ka aspak, është një situatë kaosi. Vërtetë ne kemi një orar deri në orën 21:00, por atëherë dalin të gjithë njerëzit dhe janë të qetë për të shijuar ndonjë darkë?, u shpreh ai në Euronews Albania.

Shefi i kuzhinës deklaroi se biznesi i tij është drejt falimentimit dhe se në këtë situatë ka shkarkuar nga puna 8 persona.

?Greqia u mbyll më vonë dhe sot që flasim janë hapur të gjitha. Turizmi, restorantet dhe lokalet janë të hapura. Jam pro masave dhe protokollit të sigurisë, por nuk mund të na vënë kufizime. Po falimentojnë bizneset, jashtë kanë mbështet nga shteti këtu nuk ka asnjë lloj mbështetje. Kjo është qesharake. Në një kohë normale në kuzhinën time duhet të ishin 15 veta, tani janë 7 persona. Këtu çalon gjithçka se asnjëri nuk ka besim, ka dhe interesa personale dhe të gjithë nuk bëhen bashkë?, tregoi ai, ndërsa theksoi se po mendon të largohet nga Shqipëri.

?Kjo situatë të bën që të dalësh nga vetja dhe të thuash se ky vend nuk është për të jetuar. Shikoj që nuk kam mbështetje nga shteti dhe njerëzit që na drejtojnë, situata është absurd. Do të largohem nga Shqipëria dhe ia kam vënë syrin Los Angeles. Dëshira ime është që të jap pasionin dhe dëshirën time dhe të ndjej që ajo që jap të më kthehet?, nënvizoi Renato Mekolli./ CNA.al





Lajmet e fundit nga