web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndërron jetë në Spitalin Infektiv 64-vjeçarja/ Regjistrohet viktima e 32-të me koronavirus

23 Maj 2020, 18:42, Lifestyle CNA

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se e moshuara ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.

64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët./ CNA.al





Lajmet e fundit nga