Connect with Us

Vetting në media dhe një mbështetje nga Ambasada Amerikane

Politikë

Vetting në media dhe një mbështetje nga Ambasada Amerikane

Publikuar

-

Prej disa kohësh po publikohen, jo vetëm tek CNA.al, por edhe në media të tjera online, fakte skandaloze në lidhje me pronarët e mediave, në lidhje me kompani koncesionare me qeverinë, ortakëri që vijnë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, nga qeveria tek pronarë televizionesh.

Nga ana tjetër pronarë që ndërtojnë, që fitojnë tendera, e më tej trafikantë droge të dënuar që janë pronarë mediash.

Ambasada e SHBA-ve, disa nga këta i ka shpallur non grata. Nuk hyjnë dot në SHBA dhe ende nuk është bërë publike një listë. Por, ndoshta ka ardhur koha që ambasadës t’ia kërkojmë këtë listë. Ta bëjë publike dhe të na thotë emrat e personave që iu është refuzuar viza për në SHBA. Ekskluzivisht njerëzit e medias, por do të ishte edhe më e rëndësishme në rast se lista do të përfshinte edhe politikanët.

Por, le të qëndrojmë tek media.

Media sot ka nevojë për Vetting, dhe për këtë duhet mbështetja e Ambasadës Amerikane. Duhet një Vetting me çdo kusht. Duhet bërë një transparencë e pronarëve të medias, kush janë, nga vijnë, si i kanë siguruar pasuritë.

Kështu shqiptarët do të mësojnë se në këto 30 vite media nuk ka qënë avokatia e publikut. Nuk ka qënë avokatia e qytetarëve, por ka qënë pjesa e pazarit politik të ditës dhe e korrupsionit të sistemit 30-vjeçar.

LEXO EDHE:  Video+foto-Forcohet uragani Dorian/ Shndërrohet në stuhinë më të fortë

Një Vetting në media dhe një e vërtetë që na duhet me ndihmën e Ambasadës Amerikane. Sepse ka pasur edhe një deklaratë pak kohë më parë, nga një zyrtar i saj. Pas një takimi që pati një biznesmen në këtë institucion, erdhi një reagim mjaft i fortë.

Gjithashtu ka pasur edhe biznesmenë që kanë akuzuar televizione kombëtare dhe media të rëndësishme për gjobëvënie. Ka raste ku pronarë televizionesh dalin me njolla. Pa folur pastaj për ata të përfshirë në tendera, shantazhe, e të tjera si këto.

Ndaj edhe është momenti që të kërkojmë një Vetting në media dhe një mbështetje nga ambasada e SHBA-ve, për ta bërë këtë Vetting dhe për të treguar një herë e mirë, të vërtetën e dhimbshme se kush është media në Shqipëri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mëshira e Nikoll Lesit/ Shembja e Rilindjes vjen bashkë me Ben Blushin

Publikuar

-

Nga

Mëshira e Nikoll Lesit/ Shembja e Rilindjes vjen bashkë me Ben Blushin

Nikoll Lesi një personazh mediatik dhe politik, sot ka reaguar publikisht duke kërkuar mëshirë për Ben Blushin nga opozita.

Beni i lodhur dhe coptuar pas fakteve dhe akuzave të forta mediatike duket se ka gjetur personin që mund ta “shpëtojë” nga denoncimet dhe skandalet që e kanë mbuluar.
Nikolla me gjuhën e fletushkës së falimentuar që menaxhohet nga Blushi thotë se ai nuk ka asnjë pozicion politik dhe duhet lënë neutral. Pra, në emër të Benit, botuesi Lesi që ka ndryshuar 700 parti e ngjyra, kërkon paqe midis Benit dhe opozitës.

Në fakt Nikolla e ka mirë zgjidhjen, mund të qëndrosh 20 vjet në politikë, të bësh prona e pasuri, të bësh miliona dollarë pasuri, të bëhesh deputet, prefekt, ministër, duhesh lënë rehat, pasi vota të nxjerr nga politika. Sepse kur bëhesh drejtor televizioni, dhe postin e përdor të shtosh pasuritë apo të sulmosh çdo gjykatës, për interesa klienteliste apo çdo biznesmen që nuk të nënshtrohet e s’bën pazar, askush nuk duhet të flasë, se Beni do të jetë neutral. Ai neutral nuk rri dot me veten e tij, Nikolla e njeh Benin, apo ke harruar sa herë ta ka futur?

Të gjithë duhet të jenë në paqe me Blushin edhe kur bën ortakëri me pronarët e inceneratorëve të Rilindjes. Askush s’duhet të flasë për paratë e shqiptarëve që shkojnë në koncesione korruptive e më pas krijohen kompani ortakërie me Benin. Ku hyn Rilindja këtu? Ç’faj ka Beni? Fajin e ka Rama, Beni vetëm ortakëri ka bërë.

Merr prona e regjistroi në buzë të detit me vlerë qindra mijë euro, hyn në konflikt me pronarë e ndërtues, vidhja shtetit s’ka problem, le ta çregjistrojë hipoteka. S’ka asnjë problem Beni një copë tokë mori, se mos ka bërë ndonjë krim. Shko në Dardhë legalizo 2 mijë m2 troje të banorëve, përplasur me komshinjtë, sillu si bandit me ta, s’ka asnjë problem. Sikur çfarë bëri, legalizoi 2000m2 në Dardhë që ja kishin lënë trashëgimi andej nga Blushi i Kolonjës.

LEXO EDHE:  Plas “lufta” PS-LSI/ Petrit Vasili sulmon Sekretarin e Ramës, çfarë shkruan në letrën e dytë

LEXO EDHE:  "Vettingu në duart e Ramës"/ Deputeti demokrat tregon prapaskenat

Një pasuri 500 milionëshe shkruaje 30 mijë euro, falsifikoja firmën vajzës, çfarë problem ka? Por këtu as noterja, as Blushi nuk shpëtojnë dot. Asgjë s’ka bërë Beni me Rilindjen, asgjë. Por sot është një nga njerëzit më të pushtetshëm që përplaset me bizneset. Shikoni pak letrat në gjykata, padi, konflikte pronash, Top-i, Digitalb-i, Beni, Vjollca. Pa folur për sulmet banditeske ndaj biznesmenëve për historitë rozë të asaj që i shërben si drejtor.

Opozita nuk mund të heshtë ndaj Ben Blushit, nuk ka asnjë arsye për ta lënë rehat. Beni është Rilindja, është Edi Rama, ka pushtetin e Rilindjes dhe e shfrytëzon ditë e natë atë. E në rast se duhet shembur Rama e Rilindja, ajo duhet bashkë me Ben Blushin, por mirë do ishte të kishte edhe Nikollën e Lesrat brenda./CNA.al

Video ekskluzive/ Ben Blushi sherr me banorët e Dardhës: Largohuni se jeni me virus  

Video-Ben Blushi ndërtim pa leje në Dardhë?!/ Debate me banorët



Flasin banorët e Dardhës/ Ben Blushi po na vjedh dhe shkatërron shtëpitë

Denoncimi/ Ben Blushi pas Dardhës grabit 6 mijë m2 në bregdet

Vajza i bëhet pronare me firmë të falsifikuar/ Dokumentet që zbulojnë manipulimet e Ben Blushit

 

Prona 500 milionëshe/ Kush është noterja që falsifikoi firmën e vajzës së Ben Blushit?!

Skandalet e Ben Blushit/ Natalia është e pafajshme! Babanë askush nuk e zgjedh dot!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Panariti 4 këshilla për qytetarët/ Çfarë duhet të bëni nëse keni vështirësi në frymëmarrje nga Covid

Publikuar

-

Nga

Panariti 4 këshilla për qytetarët/ Çfarë duhet të bëni nëse keni vështirësi në frymëmarrje nga Covid

Ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti, ka dhënë disa këshilla për qytetarët gjatë kësaj kohe pandemie.

Në një postim në rrjetet sociale, Panariti jep të njëjtat sugjerime që i këshillon edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit në Britaninë e Madhe.

“National Institute of Health (Instituti Kombëtar i Shëndetit) i Britanisë sugjeron:

Në rast të shfaqjes së vështirësisë në frymëmarrje nga infeksioni Covid në shtëpi, në pritje të ndihmës mjekësore e cila mund të vonojë duhet vepruar si më poshtë.

LEXO EDHE:  Plas “lufta” PS-LSI/ Petrit Vasili sulmon Sekretarin e Ramës, çfarë shkruan në letrën e dytë



1. Mos u alarmo dhe mos bjer në panik! Paniku vështirëson dhe përkeqëson shenjat.

LEXO EDHE:  Plas “lufta” PS-LSI/ Petrit Vasili sulmon Sekretarin e Ramës, çfarë shkruan në letrën e dytë

2. Mos qëndro i shtrirë në shpinë, ktheu anash.

3. Nëse mundesh qëndro ulur dhe pak i përkulur para.

4. Merr frymë me hundë dhe mbaj buzët të mbledhura sikur po i fryn qiriut”, shkruan Panariti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qeveria Rama falimenton fermerët në Korçë/ Ish-deputeti sjell faktet: Mbyllen dhe vendet e punës

Publikuar

-

Nga

Qeveria Rama falimenton fermerët në Korçë/ Ish-deputeti sjell faktet: Mbyllen dhe vendet e punës

Ndonëse Korça, është një qark me resurse të jashtëzakonshme përsa i përket bujqësisë dhe turizmit, sot gjendet në ditët më të vështira nga mungesa e strategjisë së shtetit.

Ky shqetësim është ngritur nga ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari, i cili shkuan se mungesa e investimeve në bujqësi ka sjellë falimentimin e fermerëve dhe për rrjedhojë mbylljen e vendeve të punës.

Braimllari shkruan se sot kjo qeveri është kthyer në armikun numër një i biznesit.



“Korça me e goditura nga politikat klienteliste dhe korruptive te kesaj qeverie.
Qeveria Rama armiku numer nje i biznesit.

Qarku me resurse te jashtezakonshme persa i perket bujqesise edhe turizmit, sot po perballet me nje situate te veshtire nga mungesa e strategjise se kesaj qeverie.
Mungesa e investimeve ne bujqesi ka sjelle falimentimin e fermereve dhe per rrjedhoje jane mbyllur vendet e punes.
Agroturizmi si nje mundesi e mire punesimi sot eshte me i godituri ne qark per shkak te pandemise dhe keqmenaxhimit te qeverise. Pjesa me e madhe e bujtinave qe misherojne mikpritjen tradicionale Korçare sot jane ne ditet me te veshtira sepse te gjitha jane te ndertuar me kredi dhe ne kete situate nuk kane mundesi per te paguar kredine.
Qeveria Rama nuk eshte ne krah te biznesit por me politikat klienteliste po ndihmon ne falimentimin dhe mbylljen e vendeve te punes. Sot kjo qeveri eshte armiku numer nje i biznesit.
Nevojitet nje plan i thelluar ekonomik per te nxjerre vendin nga kriza.
Mbeshtetje maksimale biznesit te vogel dhe te mesem me politika fiskale qe i favorizojne, mundesi punesimi, politika fiskale qe favorizojne bizneset qe hapen per here te pare nga te rinjte dhe nje politik simuluese per agroturizmim i cili jo vetem krijon mundesi punesimi por forcon shume edhe traditen e jazhtezakonshme te kesaj zone.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE