Gjithmonë i qeshur dhe me humor, Keidi Bare sjell gëzim në stërvitjen e Malagës
Keidi Bare me sa duket është një nga ata futbollistë që po t...
Vllaznia zbret më në fund në fushë, por me mungesa dhe mbi të gjitha pa trajnerin Mirsad Jonuz. Dje në orën 16:00 në fushën e fshatit Golem në periferi të Shkodrës, kuqeblutë janë rreshtuar para zv.trajnerit Safet Osja dhe përgatitësit të portierëve, Ideal Lekiqi. Fillimisht futbollistëve iu bë një matje e temperaturës.
Për fat të mirë, asnjë prej tyre nuk rezultoi me një temperaturë mbi 37.5 gradë, që sipas udhëzimeve mjekësore, nëse kjo konstatohet, atëherë personi duhet të karantinohet menjëherë në shtëpi. Siç dihet, trajneri Jonuz dhe lojtarët që kanë mbetur në Maqedoninë e Veriut, mbrojtësit Mevlan Adili dhe Filip Gligorov, si dhe sulmuesi Simeon Hristov, ende nuk mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë.
Gjithsesi, nga ana e klubit shkodran po punohet me autoritetet vendëse dhe ato maqedonase, në mënyrë që sot ose nesër, Jonuz dhe lojtarët të vijnë në Shkodër. Dje në fushë ishin 21 futbollistë, të cilët janë mbajtur nën kontroll nga mjeku Zyhdi Çoba dhe fizioterapisti Ilirjan Haxhaja, për të zbatuar protokollin sanitar të miratuar nga FSHF dhe Ministria e Shëndetësisë.
Mjeku historik i Vllaznisë, Zyhdi Çoba, ka folur për mediat para stërvitjes së parë. Ai ka sqaruar se asnjë ekip në Shqipëri nuk është në gjendje të zbatojë një protokoll të tillë.
?Kemi filluar stërvitjen dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë. Futbollistët e Vllaznisë janë të gjithë OK dhe e nisën me entuziazëm stërvitjen, pasi kishin kohë që nuk ishin bashkë. Në krahasim me shumë vende të tjera, kemi një situatë të mirë. Kemi të bëjmë me një lloj virusi që nuk mund të nënvlerësohet, sepse është i fshehtë dhe mungesa e shfaqjeve klinike te shumë njerëz e bën më të frikshme situatën, prandaj duhet shumë kujdes?, ka thënë fillimisht Çoba, për të treguar më pas se sa në gjendje janë klubet shqiptare për të zbatuar protokollin sanitar, që është më tepër një model gjerman i përshtatur.
?Për momentin asnjë ekip në Shqipëri nuk është në gjendje ta zbatojë këtë protokoll. Kjo do disa kushte speciale, jo një apo pesë termometra që mund të kemi ne. Na duhet një termometër me avancim më të madh që mund të na kryente punë, por ja që nuk e kemi. Kjo duhet të ishte planifikuar. Sa u përket kushteve të tjera, mendoj se i plotësojmë, sepse lojtarët vijnë me makina dhe më pas dushet i bëjnë në shtëpitë e tyre. Do të mundohemi që t?i zbatojmë me aq sa kemi mundësi?, sqaroi mjeku. Më pas ai foli për gjendjen e futbollistëve dhe mungesat në këtë ditë të parë.
?Fizikisht nuk mund të them se do të jenë gati në më të mirën e tyre më 3 qershor. Kjo është më tepër një minifazë. Aktivizimi i pesë lojtarëve nga stoli do të jetë diçka e mirë, qoftë për të ulur ngarkesën e disa të tjerëve, por edhe për të shmangur dëmtimet. Sa u përket mungesave në këtë ditë, është logjike, sepse janë disa kritere që duhen përmbushur në lëvizjet mes shteteve. Do të ndiqen rregullat në rrugë zyrtare dhe besoj se shumë shpejt trajneri Jonuz dhe lojtarët nga Maqedonia do të jenë këtu. Besoj se të gjitha ekipet kanë të tilla problematika. Nuk mendoj se është koha të vish dhe të futesh 14 ditë në karantinë. Nëse është një vendim qeveritar, do të zbatohet, por kërkohet mirëkuptim mes palëve?, përfundoi mjeku shkodran.
Keidi Bare me sa duket është një nga ata futbollistë që po t...
Një lajm tronditës ka qarkulluar së fundmi në mediat spanjol...
Futbollistë nuk ka as një rrezik”. Kështu shprehet një ish-f...
Pas më shumë se një javë përgatitje individuale dhe shtimit ...
FIGC ka njoftuar se i gjithë futbolli në Itali, përfshirë ed...
Lazio po e jep maksimumin për të angazhuar mbrojtësin e Vero...
Vllaznia e Shkodrës ashtu si shumë skuadra të vendit tonë, t...
Koronavirusi ka dëmtuar edhe futbollin botëror. Pas Holandës...
Mbrojtësi i Fiorentinës, Martin Caceres, ka zbuluar se ai e ...
Kukësit zhvilloi sot stërvitjen e parë në Elbasan, pas ndërp...
Sot, në orën 16:30, ka filluar protesta e radhës për shembje...
Myrto Uzuni është një prej disa lojtarëve të dalë nga Superi...
Callum Hudson-Odoi është arrestuar në mëngjesin e ditës së d...
Erdhi si zëvendësues i Shinji Okazakit pas një dëmtimi të gj...
Juventus pritet t’ia vazhdojë kontratën Paulo Dybalas deri n...
Reagimi i dhunshëm i policisë ndaj protestuesve që mbronin T...
Kamer Qaka është pjesë e kampionatit rumun ku aktivizohet pë...
Ditën e sotme, klubet nisin përgatitjet në grup me qëllimin ...
Përpjekja e drejtuesve të klubit koreanojugor të Seulit për ...
Ish-sulmuesi i Real Madrid, PSG-së, Stoke City dhe tashmë i ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...