web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shembja e Teatrit Kombëtar/ BE: Institucionet nuk na dëgjuan, kërkuam dialog

17 Maj 2020, 10:22, Politikë CNA

Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pak minuta më parë lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe përplasjet e forta me policinë.

Zyra e BE bën me dije se e ka ndjekur të gjithë situatën, ndërsa bën thirrje të shmangen përshkallëzimet e situatës.

BE kujton thirrjen e saj për dialog dhe kritikon autoritetet që vepruan pa një vendim të përbashkët me shoqërinë Civile.

?Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës. Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore? , thuhet në mesazh./ CNA.al





Lajmet e fundit nga