web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Po kthehemi në epokat para ligjore”/ Fuga: Teatrin e shpëton vetëm një referendum lokal

16 Maj 2020, 21:21, Aktualitet CNA

Akademiku Artan Fuga në një intervistë për Ora news, ku ka folur për ccëstjen e Teatrit AKombëtar, u shpreh se vetmja mënyrë për të shmangur shembjen është mbajtja e një referendumi lokal.

?Unë jam shprehur, jam për të ruajtur trashëgiminë. E dua atë teatër, kam protestuar dhe do të protestoj për të, edhe do ta mbroj. Por kjo inkoherencë dhe kontraditë brenda shkresës që edhe ta jap ta bësh, por edhe me kushte që nuk i realizon dot, ajo e prodhon tensionin social atje. Pse kështu i zgjidhim ne këto gjëra, me mundje?!Po kthehemi në epokat para ligjore.

Unë e kam propozuar referendumin lokal dhe po nuk u bë teatri rrezikon të prishet. Ligji që ktheu Presidenti dhe është në Kuvend nuk e mbron Teatrin, ligji nuk ka hyrë në fuqi, nuk është ajo rruga. Duhet ndërmarrë një veprim mbrojtje reale sikundër ata njerëz që e kanë mbrojtur teatrin janë për tu respektuar por kjo shkon deri në një pikë të caktuar.Përsa kohë është bërë pasuri lokale, referendumi kombëtar ishte i zorshëm për tu arritur, tani kërkoj referendum lokal. Mund të mos e lejojnë të bëhet por unë mbledh firma dhe kërkoj një veprim politik, po më pengove ta bëj, ka një ndalesë politike këtu. Dhe parimisht është e drejtë, sepse asnjë nuk e ka legjitimitetin.?/CNA.al

 





Lajmet e fundit nga